• Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Kontrollit te Cilesise

Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Menaxher i Kontrollit të Cilësisë. Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.


PERGJEGJESITE:

· Planifikon, koordinon dhe drejton programin e kontrollit të cilësisë, i përpiluar për të siguruar implementimin korrekt të standarteve dhe procedurave të miratuara.
· Siguron mbikqyrje dhe kontroll në të gjitha fazat e projektit të ndërtimit, kontrollin e volumeve sipas projektit, kontrollin e kostove sipas preventivave të ndërtimit.
· Kontrollon proceset e ndërtimit për të siguruar përputhueshmëri me projektin, specifikimet dhe grafikun e punimeve.
· Kontrollon dokumentimin e të gjitha fazave te projektit. Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual.
· Kontrollon që cilesia e punimeve është sipas standarteve të kërkuara duke mbikqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve.
· Kontrollon menaxhimin e kontratave nga PM, bazuar në termat e kontratës, afatet, garancitë e punimeve dhe të difekteve.
· Kontrollon zbatimin e procedurave tekniko ekonomike, ne lidhje me certifikimin e punimeve dhe përpilimin e situacioneve mujore dhe progresive .
· Identifikon çështjet problematike që lindin gjatë zbatimit dhe bën verifikimin që ato janë korrigjuar/zgjidhur në mënyrën eduhur.
· Përgatit raporte mbikqyrjeje periodike, për kontrollet e ushtruara.
· Detyra të tjera të ngarkuara.


KERKESAT:

· Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhineri ndërtimi.
· Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 10 vjet në zbatim dhe/ose menaxhim projekti.
· Aftësi shumë të mira mbikqyrëse, supervizimi, planifikuese, analitike, punë e pavarurur.
· Aftësi për të lexuar, analizuar projektet, kontratat, kostot, procedurat dhe manualet teknike.
· Aftësi për të kontrolluar zbatimin e projekteve dhe kontratave të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi.
· Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, pregatitje raportesh etj.
· Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
· Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, Word ,Outlook etj.)


TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:
burime.njerezore@manetci.al
QTU, Autostrada Tiranë—Durrës, km 6
Tel: 042 380 124 / Fax: 042 380 170
Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorezimeve të CV-ve është deri më 20 Shkurt 2014. NDEJME VLERA
 


Apply
Back
Top