• Tirane, ofroj vend pune Audit i Brendshem

Shoqëria Abissnet sh.a. është ISP-ja më e madhe në Shqipëri, me objekt të aktivitetit të saj kryerjen e shërbimeve të ndërlidhjes me internet, e-mail, webhosting, telefoni etj. për abonentë të ndryshëm.Kjo shoqëri është themeluar në vitin 2000 dhe ka një shtrirje prej 90% në të gjithë territorin e Shqipërisë .

Funksionet thelbësore:
1. Analizon dhe mbështet në analizën gjatë auditimit të një departamenti apo njësie të shoqërisë.
2. Kontrollon dhe vlerëson veprimtaritë e njësive të shoqërisë si dhe punën individuale të punonjësve të shoqërisë për të përcaktuar përputhshmërinë me rregulloret, standardet, procedurat dhe politikat e shoqwrisw.
3. Zhvillon dhe manaxhon sistemin e informatizuar të regjistrimit dhe raportimit të auditit të brëndshëm.
4. Kryen kontrolle dhe verifikime të procedurave të ndjekura gjatë proceseve të punës në çdo njësi të shoqërisë si dhe përpilon raportet përkatëse.
5. Bashkërendon dhe manaxhon angazhimin e njësive apo punonjësve përkatës në procesin e kryerjes së auditimit të brëndshëm.
6. Mbledh, analizon dhe vlerëson të dhënat e siguruara gjatë proçesit të auditimit dhe përpilon raporte informative për drejtuesit e shoqerisë.
7. Ndjek dhe kontrollon zbatimin e vendimeve të auditimit të miratuara nga Këshilli Ekzekutiv


Kërkesa:
1. Diplomë Universiteti në një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë.
2. Eksperienca te mëparshme në fushën e Financës, 2-3 vjet.Përparësi, eksperienca në Shoqëri Telekomunikacioni.
3. Njohje të mirë të Gjuhës Angleze.
4. Aftësi të mira kompjuterike, njohja e Programeve të paketës Office.
5. Kualifikime dhe trajnime në fushën e Auditit të Brëndshëm

[FONT=&quot]Mirepresim te gjithe kandidatet qe kane ambicie dhe deshire per te ecur perpara.[/FONT]
[FONT=&quot]Abissnet nxit zhvillimin e karierave dhe promovon talentet![/FONT]


Aplikantët të dërgojnë CV e tyre pranë b.njerëzore@abissnet.al.
 


Apply WhatsApp
Back
Top