• Tirane, ofroj vend pune Specialist Shitjesh

eppc kërkon një Specialist Shitjesh për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë shqiptare me një përvojë të gjatë shitjesh në treg.

Kompania është në kërkim të një kandidati të orientuar dhe të apasionuar pas shitjeve, si dhe të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi me klientët për realizimin me sukses të proçesit të shitjeve.


Përgjegjësitë Kryesore:

1. Prezantimi dhe promovimi i produkteve të kompanisë tek klientët;
2. Ndjekja me kujdes dhe përpikmëri e klientëve ekzistues si dhe identifikimi dhe rekrutimi i klientëve të rinj;
3. Negocimi me klientët për realizimin e procesit të shitjes;
4. Administrimi i proceseve qe lidhen me shitjen;
5. Raportime periodike në rang drejtues.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare;
• Përvojë e drejtpërdrejtë në shitje jo më pak se 3 vjet;
• Të jetë bindës dhe i orientuar drejt shitjeve;
• Të zotëroj gjuhën angleze;
• Të jetë person i shkathët, i motivuar dhe i apasionuar në punën që bën;
• Të ofroj zgjidhje të shpejtë dhe me cilësi për klientët;
• Të zotërojë patentë të klasit B.


Të dhënat:

Pozicioni: Specialist Shitjesh;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 40 orë në javë;
Raporton: Administratori;
Udhëtime pune: Po, brenda vëndit;
Pagesa: Ndër më të mirat në treg;
Aplikimet mbyllen: 17 Shkurt 2014.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top