• Tirane, ofroj vend pune Lider Rinor

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
Puna në SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri bazohet në katër principe: Nëna, Vëllezër dhe Motra, Shtëpia, Fshati.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:


Lider Rinor pranë SOS Komunitetit Rinor – Kohëzgjatja 1 vit


Detyrat kryesore:
- Mbështetja e të rinjve dhe udhëheqja e tyre drejt pavarësisë
- Mbështetje emocionale, këshillim individual dhe në grup e të rinjve
- Mbështetje për zhvillimin e shprehive praktike për jetën tek të rinjtë
- Mbështetje për zhvillimin e aftësive sociale tek të rinjtë
- Kontakte me prindërit dhe të afërmit biologjikë
- Kontakte me punëdhënësit e mundshëm të të rinjve
- Ndjekja e ecurisë arsimore të të rinjve, kontaktet me shkollat
- Kontakte me komunitetin përreth dhe autoritetet
- Administrimi i të ardhurave (buxheti i familjes)
*Puna është e organizuar me 3 turne

Profili për pozicionin Lider rinor:
- Diplomë Universitare në punë sociale, pedagogji ose psikologji
- Minimalisht 2 vjet përvojë pune me adoleshentët dhe/ose fëmijët
- Shprehi këshillimi
- Aftësi praktike jetësore
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe tolerance
- Gatishmëri dhe aftësi për të punuar në grup
- Njohuri mbi ndihmën e parë mjekësore
- Njohuri kompjuterike

Preferohen:
- Kualifikime të mëtejshme në fushat psiko-pedagogjike
- Tolerancë, fleksibilitet dhe durim
- Aftësi në menaxhimin e situatave të stresit, krizave dhe zgjidhjes së konflikteve
- Njohuri të gjuhës Angleze
- Dëshmi për drejtim automjeti

Paraqitja e dokumentave:

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 08.02.2014, në adresën [FONT=Times New Roman][SIZE=3][COLOR=#0000ff]manjola.zenelaj@soskd.org.al[/COLOR][/SIZE][/FONT], formularin e aplikimit të plotësuar të cilin e gjeni bashkëngjitur këtij njoftimi.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 

Attachments

  • Formular aplikimi.xlsx
    26.2 KB · Views: 205


Apply
Back
Top