• Tirane, ofrojmë vend pune "Technical engineer"

ComTech është një nga kompanitë më serioze në Shqipëri në fushën e shërbimeve teknike, riparim apo instalim sistemesh elektronike apo informatike. Jemi krenarë për gamën e gjerë të paisjeve apo sistemeve që mbulojmë duke mbajtur në nivelin më të lartë profesionalizmin kundrejt konsumatorëve familjarë apo atyre të biznesit.

Portofoli i shërbimeve tona është:
- Konsulencë dhe implementim sistemesh Informatike, Sigurie, Audio-Vizive apo sisteme industriale
- Mirëmbajtje të sistemeve të mësipërme dhe përmisimi i tyre i mëtejshëm
- Shërbim paisjesh elektronike : PC, Laptop, TV, Kasetofon, Celular
- Shërbim i pasjeve elektrike: Elektroshtëpiaket, Kondicioner, Gjenerator, Inverter
- Shitje-Blerje të paisjeve të mësipërme


NJOFTIM


TITULLI: Technical engineer
DEPARTAMENTI: Servisi, Dyqani kryesor prane Globe


Përshkrimi i pozicionit:

Pergjegjes per ndjekien dhe egzekutimin e perditshem te rregullores se brendshme në perputhje me politikat e pergjithshme te kompanise.
Qellimi kryesor i ketij pozicioni eshte diagnostikimi dhe riparimi i paisjeve elektroshtepiake ne menyre sa me profesionale.

Funksionet thelbësore të punës:

• Diagnostikimi dhe identifikimi i pasjeve të ndryshme
• Porosia per pjesët e kembimit tek pergjegjesi i prokurimeve
• Riparimi i paisjeve të ndryshme elektroshtepiake
• Të ndjekë kodin e etikes gjate vizitave pranë ambjenteve të klientit
• Të ketë aftesi autodidakte dhe të studiojë në mënyrë sistematike teknologjitë e reja
• Të punojë në grup për të rritur eficencën e punës
• Sistemimi i ambjentit të punes në mënyrë periodike
• Kujdesi per paraqitjen e jashtme dhe te brendshme të dyqanit
• Dokumentimi i puneve të perditshme dhe raportimi i
• Pjesemarrja aktive në takimet e përjavshme në funksion të permisimit te biznesit


Aftesite:
• Diplome e nje shkollimi teknik, preferohet Inxhinjeri Elektornike
• Minimum 2 vjet pervojë pune në riparim elektroshtëpiakesh
• Pervojë me sistemet e sigurisë do të konsiderohej avantazh
• Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe (në shkrim dhe në të folur)
• Njohuri të mira kompjuterike
• Aftësi të shkelqyera komunikuese
• Autodidakt dhe i veteorganizuar


Proçedura e Aplikimit:

Kandidatet e interesuar mund të dërgojne aplikimet e tyre me e-mail në adresen tonë elektronike service@ofertaspeciale.com,
Për informacione të mëtjshme kontaktoni në nr e cel. :0682032602

Adresa: Rruga e kavajes, 100 vitrinat, Përballe qëndrës GLOBE
Dyqani: OFERTA SPECIALE
 


Apply WhatsApp
Back
Top