• Tirane, ofroj vend pune TOPOGRAF

[FONT=&quot]PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË

“Gener 2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS

Topograf

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT


Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni është realizimi i detyrave per zbatimin e rilevimeve topografike speciale qe kerkojne mjete dhe organizim te vecante, punime topogjeodezike ne objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike; rrjeta mbeshtetese dhe qendrueshmeri terrenesh, si dhe perpunime volumesh.

[/FONT]
KRITERET KRYESORE QË DUHET TË PËRMBUSHË KANDIDATI

I DOMOSDOSHËM

EDUKIMI / KUALIFIKIMI
Inxhineri Ndertimi: Gjeodezi

Preferohet: Çdo kualifikim tjetër në nivel pasuniversitar

EKSPERIENCA NË PUNË

Mbi 5 vjet në fushën e topografise, Krahasim perpunim volumesh

Preferohet: Experience ne: perdorimin e Instrumentit Trimble 3, Zbatimin e rrugeve, Rilevim, Projektim,

GJUHË TË HUAJA
Anglisht

Preferohet: Një gjuhë e dytë europiane

NJOHURI KOMPJUTERIKE
AutoCad, Microsoft Office, GIS

AFTËSI NDËRPERSONALE

1. Të jetë i organizuar dhe I kujdeshem ne mbajtjen dhe përgatitjen e dokumentacionit te survejimit dhe hartave
2. I orientuar drejt zgjidhjes së problemit
3. Aftësi te mira analitike
4. Bashkepunim ne grup

TË TJERA

1. Të jetë i gatshëm të punojë jashtë Tiranës
2. Të ketë leje drejtimi të kategorisë B

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al, ose të plotësojnë formularin e aplikimit në faqen zyrtare www.gener2.al në seksionin “apliko online”.
Afati i fundit i aplikimit është data 20 Janar 2014, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top