• Tirane, ofroj vend pune AGJENT SHITJE

NJOFTIM PUNE AGJENT SHITJE

Profili i kompanisë:


EuroElektra Sh.p.k është një ndër kompanit kryesore te tregtimit dhe implementimit te sistemeve elektrike te teknologjis me te avancuar në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për sistemet inteligjente “Smart Solution” per cdo godine, shitjet me pakicë dhe shumice te materialeve elektrike, ofrimin e shërbimeve te projektimit dhe tregtimit te sistemeve me te avancuara per godina residenciale, tregtare, industriale dhe telekomunikacion, raporti Cilsi-Cmim-Sherbim jane tre pikat kryesore qe konsumatorët besojn te EuroElektra.

Pozicioni: Agjent Shitjesh
Departmenti: Marketingut
Vendodhja: Selia Qendrore; Rruga Prush 1041 Vaqarr, Tirane
Përmbledhja e Pozicionit:
Agjenti i shitjes eshte pergjegjes per zhvillimin edhe implementimin e aktivitetit tregetues te portofolit te produkteve te paracaktuara.

Ne rastin konkret te tregtimit te produkteve/pajisjeve/materialeve qe lidhen me:
• Impiante dhe materiale elektrike dhe elektronike.
• Impiante dhe produkte ndricimi residencial, industrial dhe tregtar.
• Impiante dhe produkte te sistemeve fotovoltaike.
• impiantet e portave automatike per godina rezidenciale dhe publike.
• impantet e access control-it rezidencial dhe publike.
• impiante sigurie/kamerach TVCC.
• impiante sigurie, alarmi dhe zjarri.
• impiante citofonie/videocitofonie.
• te tjera pajisje/aksesore qe lidhen me impiantet e mesiperme.

Detyra dhe Përgjegjësi :
Agjenti i shitjes identifikon listen e artikujve te portofolit qe disponon kompania deri te tregtimi te klienti, qofte ky fundore, rishites apo B2B. Kjo gjithmone duke analizuar tregun dhe duke ruajtur/shtuar marzhin e fitimit te portofolit te paracaktuar.

Nder detyrat kryesore mund te rendisim:
• Planifikon, zhvillon dhe zbaton aktivitetet e shitjes per kategorine e produkteve te paracaktuar.
• Identifikon dhe krijon mardhenie me kliente te rinje duke mbrojtur interesat e klientev ekzistues.
• Te planifikoje vizita te rregullta dhe egzekutoj porosi periodike per secilin klient.
• I ofron asistence dhe konsulence te plote klienteve ne lidhje me portofolin e produkteve.
• Te planifikoje target dhe te jet i pergjegjsehem per planin e paracaktuar.
• Kryen analiza tregu ne menyre qe te maksimizoj fitimin e portofolit te paracaktuar.
• Ndërton baza datash, raporte analitike periodike ne lidhje me portofolin apo klientet perkates.
• Identifikon, vlereson dhe plotëson nevojat e klientëve bazuar në politiken dhe strategjinë fitimprurëse dhe komerciale të kompanisë.
• Kryen analiza te gjendje se magazines edhe ne menyre periodike harton file-in e porosise.



Edukimi:
Diplome universitare (ose te mesme por me eksperience) ne Marketing, Administrim Biznesi, Inxhineri elektrike ose Arkitekture.

Eksperiencat e punës:
Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjet

Kualifikime të tjera:
Njohurite inxhinierike perbejne avantazh per njohjen dhe me tej dhe promovimin e produkteve

Aftësi të tjera:
Kandidati duhet te jete i afte si ne aspektin teknik, po ashtu edhe ne ate te marredhenive me klient/furnitore.
Te jete energjike, komunikues, i afte ne punen ne grup, dinamik edhe i orientuar drejt objektivit duke bere te mundur zhvillimin edhe rritjen e kenaqesise se klienteve te portofolit.

Me poshte disa nga kriteret e nevojshme:
• Te kete aftesi te mira negocimi dhe bashkpunimi.
• Te komunikoj rrjedhshem gjuhe te huaj ne Anglisht ose Italisht.
• Te kete njohuri base ne lidhje me aspekte teknike-elektrike.
• Te zotroj leje drejtimi klasi “B” dhe te njohes i rretheve te Shqiperis.
• Te kete aftesi te mira kompjuterike te perpilimit te ofertave dixhitale.
• Te zotroje mire paketen Microsoft Office, dhe Adobe Ilustratore.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-të e tyre me foto duke cilsuart subjektin në adresën: info@euroelektra.al

Afati I dorëzimit: 15.12.2016
Vetëm kandidatet e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top