• Tirane, ofroj vend pune Recepsioniste

Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Recepsionistes me kontratë të përcaktuar kohore prej 6 muajsh.

PERGJEGJESITE:
  • Tregon mirësjellje në kontakt me vizitorët, manaxherët, stafin.
  • Eshtë pika e parë e kontaktit dhe i drejton njerëzit në mënyrën e duhur duke i dhënë udhëzime ose duke i referuar në pikat e tjera ku mund të marrin informacionin e dëshiruar.
  • Përcjellje në kohë e telefonatave, e-maileve në adresë të kompanisë.
  • Mban korrespondencën, merr dhe dërgon e-maile, dërgon fakse.
  • Nënshkruan dhe shpërndan postën(letra ose pako).
  • Mbështet dhe asiston departamente të tjera (shtyp materiale, hedh të dhënat në kompjuter, kryen fotokopje etj.).
  • Përkthen dokumenta të ndryshme.
  • Mbikqyr listëprezencën e stafit administrativ.
  • Hedh të dhënat e orareve në kohëshënuesin elektronik.
  • Detyra të tjera administrative të ngarkuara.
KERKESAT:
  • Posedimi i një diplome universitare.
  • Zotërim i gjuhës angleze.
  • Njohuri në Paketën Microsoft Office.
  • Mosha ideale 23 deri ne 30 vjec.
  • Aftësi të mira komunikimi si direkte ashtu dhe me telefon.
  • E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale.
  • E aftë të koordinojë dhe balancojë punën.
  • Fokusim ndaj shërbimit të klientit.
  • Fleksible, e zotuar për punë dhe e përpiktë.
  • Të jetë etike në marëdhënie me kolegët.
  • Eksperiencë pune të ngjashme.
TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:
burime.njerezore@manetci.al
QTU,Autostrada Tiranë—Durrës, km 6
Tel: 042380 124 / Fax: 042 380 170
Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorezimeve të CV-ve është deri më 12Janar 2014.
 


Apply
Back
Top