• Tirane, ofroj vend pune part time mbasdite Mesues i Matematikes dhe Fizikes

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin:

Mësues i Matematikë-Fizikë në SOS Programin e Tiranës në Fshatin SOS (me kohë të pjesshme, pasdite, tre herë në javë, nga 1 orë)

Mësuesi i Matematikë-Fizikës mbështet fëmijët e Fshatit SOS dhe siguron përmbushjen e objektivave të programit mësimor te Matematikës dhe Fizikës.

Përgjegjësitë:

1. Planifikon, përgatit programe individuale dhe në grup në përputhje me nevojat, interesat, eksperiencën dhe aftësite ekzistuese të cdo femije te Fshatit SOS si dhe vlerëson punën individuale të tyre për të përmbushur objektivat e programit mësimor të aprovuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
2. Administron sjelljet e femijëve gjatë orarit të punës;

Kriteret e kërkuara për kandidatët:
  • Arsim i lartë – dega Matematikë-Fizikë.
  • Të ketë përvojë pune jo më pak se tre vjet në fushën e arsimit.
  • Të jetë fleksibël, komunikues, krijues dhe i aftë të punojë në grup
Paraqitja e dokumentave:

Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 14.01.2014 një Letër Interesi, një Referencë dhe një Curriculum Vitae nëpërmjet e-mailit në adresën: [FONT=Times New Roman][SIZE=3][COLOR=#0000ff]manjola.zenelaj@soskd.org.al[/COLOR][/SIZE][/FONT]


Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top