• Tirane, ofroj vend pune Punonjës Social

Organizata “MEGAPHONE”, në kuadër të projektit “Kujdesi dentar për PAK dhe PDD (Fokus tek Autizmi)”, mbështetur nga Konfederata Zviceriane, Ambasada Zviceriane në Tiranë, kërkon të punësojë:

Pozicioni: Punonjës Social
Tipi i kontratës: Kontratë shërbimi
Kohëzgjatja: 4 muaj

Detyrat:
1. Përgatit dhe realizon takimet mbi ndërgjegjësimin e Personave me Aftësi të Kufizuar, kujdestareve dhe familjeve te tyre mbi shëndetin dentar.
2. Ndërhyn dhe mbështet stafin në situata të caktuara për të realizuar zgjidhje sa më efikase dhe profesionale.

Aftësite/Kriteret:
- Diplomë në një nga degët e Shkencave Sociale (pedagogji, punë sociale, psikologji, filozofi/sociologji,)
- Aftësi në vendosjen e prioriteteve në mënyrë të efektshme dhe zbatimin e detyrave.
- Reagon ndaj ndryshimeve dhe kthesave të projektit në mënyrë të menjëherëshme dhe me efiçencë.
- Aftësi ndërpersonale dhe në menaxhimin/zgjidhjen e konflikteve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup.
- Aftësi shumë të mira komunikuese.

Periudha e aplikimit: 26 Dhjetor 2013 – 8 Janar 2014.

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: career@megaphone.al, duke vendosur si subjekt: Aplikim për Punonjës Social.

Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top