• Tirane, ofroj vend pune Punonjes komunitar

Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ) njofton hapjen e një pozicioni pune Punonjës Komunitar pranë Qendrës Komunitare

Pozicioni: Punonjës Komunitar pranë Qendrës Komunitare

Punonjësi raporton tek: Manaxheri i Qendrës Komunitare

Qëllimi i pozicionit: Punonjësi/ja komunitar/e është përgjegjës/e për identifikimin, orientimin dhe mbështetjen e familjeve, fëmijëve dhe të rinjve në nevojë/rrezik në komunitet në kuadër të politikës dhe programit të Shoqatës Kombëtare Edukimi për Jetën.

Funksionet / detyrat kryesore:
• Identifikon dhe orienton fëmijët të rinjtë dhe familjet në rrezik në komunitet
• Mbështet prindërit e fëmijëve në rrezik në edukimin dhe punësimin e tyre
• Mbështet të rinjtë në rrezik në edukimin, formimin dhe rritjen e mundësive të tyre për punësim.

Edukimi:
• Aplikanti duhet të ketë arsim të lartë, preferohet në degët e shkencave sociale (punë sociale, psikologji) , pedagogji, mësuesi, etj.
• Të ketë marrë pjesë në kurse, trajnime, seminare të ndryshme mbi cështjet sociale dhe edukimin.
• Të ketë marrë formime shtesë në punën me fëmijët , të rinjtë e familjet në nevojë.

Gjuha e huaj:
• Njohje të mira të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.

Eksperienca:
• Aplikanti duhet të ketë të paktën 2 vjet experiencë pune të ngjashme dhe me target të ngjashëm.

Komunikimi:
• Të jetë i/e hapur dhe pa paragjykime raciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.
• Të jetë i/e aftë të komunikojë në dhe me grupe.
• Të jetë i/e aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme marrëdhëniet.
• Të ketë njohje të mirë të kulturës rome dhe egjiptiane.
• Të ketë aftësi të mira përshtatjeje me grupe të moshave e niveleve të ndryshme.

Kapacitete/kompetenca personale:
• Aftësi për punë të pavarur dhe në grup, duke krijuar një mjedis bashkëpunues.
• Aftësi në vendosjen e prioriteteve në mënyrë të efektshme dhe zbatimin e detyrave në një ambjent nën trysni të lartë.
• Reagon ndaj ndryshimeve të kërkesave të punës në mënyrë të menjëherëshme dhe me efiçencë.
• Aftësi ndërpersonale dhe në menaxhimin/zgjidhjen e konflikteve.
• I/E aftë të zhvillojë kërkime në çështjet dhe produktet e lidhura me projektin.


Aftësi teknike/ kompjuterike:
• Njohuri të mirë të paketës Windows XP/ Vista , konkretisht të programeve Word, Excel, Powerpoint, Publisher, Internet Explorer etj.
• Aftësi të mira në database, hedhja e të dhënave.
• Aftësi të mira në përpilimin e dokumentacioneve të ndryshme.

Afati i aplikimit :
Të gjithë të interesuarit të cilët përmbushin kriteret e mësipërme janë të lutur të dorezojnë në adresën elektronike: burimetnjerezore@shkej.org brenda dt. 30.12.2013, ora 15.00,
dokumentat e mëposhtme:
1. CV
2. Letër motivimi

Për shkak të aplikimeve të shumta, vetëm personat që kualifikohen për fazën pasardhëse do të komunikohen personalisht.

Ju falenderojmë paraprakisht!
 


Apply
Back
Top