• Vlore, ofroj vend pune Magazinier

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Magazinier” në degën e saj në qytetin e Vlorës.


Përgjegjësitë:


· Menaxhon magazinen e kompanise ne degen e Vlores, organizimin e mallrave ne magazine me kartela dhe vendndodhje dhe sipas llojit te produktit.
· Merr ne dorezim furnizimet nga dega qendrore dhe blerjet e deges, kontrollon sasine e marre ne dorezim me dokumentin e shoqerimit te mallit sipas rastit (Fature blerje kur eshte blerje ne dege ose fature shoqerimi kur eshte furnizim nga Tirana).
· Regjistron hyrjet e mallrave ne magazine ne sistemin financiar.
· Kryen levrimin e mallrave sipas kerkesave per materiale te aprovuara nga Drejtori i Deges per:
- Furnizime POS
- Materiale per HFC/FO sipas projekteve te aprovuara nga CEO per degen
- Materiale per instalime COAX/RADIO
- Materiale marketingu/higjenike/kancelarie
- Materiale pune per punonjesit e zyrave dhe te terrenit (kompjuter, trapan etj)
- Materiale per testim ne ngarkim te punonjesve ne rast se ka
- Materiale per nyje
Per te tere levrimet nga magazina eshte pergjegjes per regjistrimin e dokumentit te FD ne sistemin financiar, vendosjes ne ngarkim ne destinacion te materialeve dhe shoqerimin e mallit me fature shoqerimi sipas destinacionit. FD hartohet ne tre kopje ku nje mbahet ne magazine, nje i jepet marresit te mallit dhe nje dergohet ne sektorin e finances se deges.
· Kontrollon dhe raporton sasine gjendje ne magazinen qendrore te artikujve sipas normave te percaktuara nga dega tek drejtori i deges dhe sa here kerkohet. Nese arrin minimumin harton kerkesen per furnizim dhe e ndjek deri ne mberritjen e mallit ne magazine.
· Kryen inventarizime javore te magazines qendrore te deges dhe kuadron dhe kontrollon gjendjen ne sistemin financiar me gjendjen fizike ne magazine.
· Siguron qe magazina te mirembahet ne kushte te rregullta, artikujt te jene te sistemuar dhe te vendosur neper rafte sipas rendit per tu gjetur dhe inventarizuar lehtesisht.
· Merr pjese ne inventarizime dhe rakordime te tjera te deges te drejtuara nga supervizori i kontabilitetit te deges, POS, materiale ne ngarkim te punonjesve/instalatoreve, nyje etj.
· Kontrollon qe daljet nga magazina per projektet si HFC/FO te mos tejkalojne ne total projektin e aprovuar nga CEO.
· Kontrollon qe instalatoret kur vijne per furnizim te mos kene gjendje me shume sesa furnizimi i fundit qe kane marre ne magazine qendrore.
· Eshte pergjegjes per identifikimin e materialeve per tu nxjerre jashte perdorimi, harton cdo muaj listen nese ka te tilla dhe harton procesverbalin per daljen se bashku me supervizorin e kontabilitetit, personin pergjegjes nga teknika dhe e dergon per aprovim ne HQ.
· Merr pjese nese eshte e nevojshme ne audite te brendshme ose te jashtme sipas nevojes, dhe kryen cdo detyre te ngarkuar nga supervizori i kontabilitetit te deges.



Profili:

·Diplomë e shkollës së mesme, (diploma e shkollës së lartë përbën avantazh)
·Aftësi shumë të mira komunikimi.
·Aftësi të punojë nën presion.
·Te jete i sakte, i pergjegjshem, me integritet, strikt dhe jo tolerant.
·Mosha preferohet nen 35 vjec
·Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
·Njohje e programit financiar Financa 5 dhe programit Excel.
·Njohuri e gjuhës angleze, përbën avantazh.


Do të konsiderohet avantazh:
oEksperienca pune të mëparshme


Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.


Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën: ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top