• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Kostoist

Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Inxhinier Kostoist. Bashkohuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PERGJEGJESITE:

· Përgatitja e situacioneve mujore, librezës së masave, analizë të cmimeve duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet.
· Rakordim mujor me Departamentin e financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
· Përpilimi dhe hartimi i preventivave me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryen vetë kompania apo që vijnë nga studiot e projektimit.
· Ndjekjen e kostos në mënyre periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve, së bashku me Manaxherin e Projektit, Përgjegjësin Teknik dhe Inxhinierin e Kantierit.
· Përgatitjen e preventivave të paketave tenderuese.
· Rishikim i analizave teknike dhe manualit të cmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare.
· Rishikim periodik i legjislacionit dhe botimeve ne Fl. zyrtare, në lidhje me cështje të kostove të ndërtimit dhe procedurave të kontrollit tatimor .
· Kontrolli mujor i inventarëve për materialet.


KERKESAT:

· Posedimi i një diplome universitare në inxhinieri.
· Experiencë si preventivues ose kost-kontroll të paktën 5 vjet.
· I aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve.
· Të jetë i azhornuar me cmimet minimale fiskale për objektet e ndryshme.
· Të jetë i aftë të komunikojë dhe të bashkëpunojë me anetarët e tjerë të stafit të kompanisë.
· Aftësi komunikuese dhe punuese në grup.
· Të njohë programet bazë në kompjuter, autocad.


TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:
burime.njerezore@manetci.al
QTU, Autostrada Tiranë—Durrës, km 6
Tel: 042 380 124 / Fax: 042 380 170


Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorezimeve të CV-ve është deri më 16 Nentor 2013




 


Apply
Back
Top