• Elbasan, ofroj vend pune part time Sanitare

Njoftim për vend të lirë pune

VisionFund Albania, program i mikrokredisë së organizatës World Vision Albania, kërkon të punësojë:

Sanitare pranë Degës Elbasan
(Part Time - Me kohë të pjesshme- 2 orë në ditë)

VisionFund Albania ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. VisionFund Albania synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
  • Përgjegjëse për pastrimin e të gjitha ambjenteve të brendshme të zyrës dhe pjesën në hyrje të zyrës
  • Pastron nga pluhurat të gjitha pajisjet e zyrës duke përfshirë karrike, tavolina, kompjuterat etj.
  • Pastron dhe mirëmban ambjentin e kuzhinës
  • Përgjegjëse për larjen dhe pastrimin e xhamave
_____________________________________________________________________________________

KERKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
  • Te ketë përfunduar arsimin e mesëm.
  • Të kenë mbi 3 vjet eksperiencë pune të ngjashme në institucione
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Aftësi për të punuar në grup
  • Të ruajnë konfidencialitetin
  • Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës
  • Të ketë gadishmëri dhe fleksibilitet për t’u përshtatur me nevojat e kompanisë

Preferohen kandidatët me ekperiencë pune të mëparshme
Preferohen kandidatët që jetojnë në rrethin e Elbasanit.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë një CV në adresën email: hr@visionfund.al ose të telefonojnë në numrin 0 42 248 668.


Data e mbylljes së aplikimeve është: 24 Tetor, 2013 ora 18:00
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen
 


Apply
Back
Top