• Korce, ofroj vend pune Oficer Kredie (per mbulimin e zones Pogradec)

Njoftim për vend të lirë pune​

VisionFund Albania, Program i Mikrokredisë së Organizatës World Vision Albania, kërkon të punësojë:

Oficer Kredie pranë Degës Korçë (per mbulimin e zones Pogradec)

VisionFund Albania ofron kredi për biznesin e vogël dhe shumë të vogël në zonat gjysmë-urbane dhe rurale ku ka hapur degë të saj. Programi synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT:
  • Të zhvillojë portofolin e klientëve nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies
  • Të prezantojë produktet e kompanisë duke bërë marketing të drejtpërdrejtë në terren
  • Të shqyrtojë nevojat dhe kërkesat për financime të klientëve duke ofruar zgjidhje në përputhje me kushtet e kompanisë.
  • Të sigurojë informacionin mbi situatën financiare të klientit; të bëjë vlerësimin e kolateralit dhe të garantojë integritetin e të dhënave mbi klientin.
  • Të bëjë vlerësimin e kapacitetit pagues të klientit mbi bazën e analizës financiare, dhe riskun e financimit bazuar në politikat e kreditimit të institucionit.
  • Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët dhe komunitetet
  • Të monitorojë rregullisht klientët pas marrjes së kredisë duke i vizituar drejtpërdrejt në biznes.
  • Të sigurojë një cilësi të lartë të menaxhimit të rasteve në vonesë.

KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
  • Të ketë të paktën një vit eksperiencë pune në këtë profil ose në punë të ngjashme
  • Aftësi shumë të mira komunikuese në të shkruar dhe të folur
  • I orientuar ndaj detajeve dhe arritjes së objektivave
  • Person i vetëmotivuar dhe dinamik që i pëlqen të punojë në terren
  • Aftësi negociuese
  • I aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshme me njerëzit
  • Të ketë një kuptim të mirë të fokusimit ndaj klientit dhe shërbimi ndaj klientit
  • I aftë të bëjë analizë financiare për sektorë të ndryshëm biznesi
  • Të dijë të përdorë mirë kompjuterin
  • Aftësi të mira organizative
  • Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme

Preferohen kandidatët të cilët jetojnë ose njohin mirë rrethin e Pogradecit për arsye se punonjësi do të mbulojë kryesisht këtë zonë.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë:
1. Një kopje të CV-së
2. Një letër interesi

Data e mbylljes së aplikimeve është: 28 Tetor, 2013 ora 18:00

Aplikimet mund të dërgohen në adresat:
VisionFund Albania - Tiranë
Rr : Ibrahim Rrugova, Nr. 26, Kati i 3-të,
email : hr@visionfund.al

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen
 


Apply
Back
Top