PDA

Trego pamjen e plotė tė : Www.nuovagenerazionealbanese.com



nga
07.12.2004, 00:46
NUOVAGENERAZIONEALBANESE.COM

Gjenerata e Re Shqiptare eshte nje shoqate e themeluar ne vitin 2002, me baze ne Nju Jork me deget e saj te shtrira ne pese kontinente. Gjithe bota e perjetoi permbysjen e sistemit komunist me rrjedhen e ngjarjeve pas renies se Murit te Berlinit, ne fund te 1989-s. Tani kjo bote e re po shkon perpara drejt nje epoke tjeter, ate te globalizimit. Cdo gjenerate ka lene gjurmet e saj ne historine e zhvillimit te njerezimit.
Gjenerata e Re Shqiptare eshte nje pjese perberese e Gjenerates se Re Boterore me interesa te perbashketa si: demokracia, paqja, prosperiteti dhe nje te ardhme te sigurte per te gjithe. E emeruam organizaten “Gjenerata e Re Shqiptare” sepse ne aspirojme dhe perpiqemi per integrimin e plote te shoqerise shqiptare ne shoqerite e civilizuara boterore. Gjithashtu, ne jemi te vetdijshem, se eshte e rendesishme qe shoqeria shqiptare te ngreje lart vlerat kulturore dhe parimet shoqerore si nje shoqeri me prejardhje nga qyteterimi i mocem Ilir (ketu vlen te permendet se eshte civilizimi me i mocem ne Evrope); si dhe te perkrahe plotesisht qyteterimin e nje bote te re moderne. Po ashtu, e ndjejme qe kemi nje obligim personal dhe institucional: solidaritetin e te gjithe komuniteteve shqiptare rreth e perqark rruzullit tokesor.