• Tirane, ofroj vend pune Specialist Shitjesh

eppc kërkon një Specialist Shitjesh për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të suksesshme në treg në fushën e marketingut.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Prezantimi dhe promovimi i produkteve tek klientët;
2. Analizimi i plotë i produkteve dhe rekomandimet e duhura tek klientët, me qëllim plotësimin në mënyrë efikase të nevojave dhe kërkesave të tyre;
3. Ndjekja me kujdes dhe përpikmëri e klientëve ekzistues si dhe identifikimi dhe rekrutimi i klientëve të rinj;
4. Negocimi me klientët për realizimin e procesit të shitjes;
5. Bashkëpunimi me strukturat e tjera të kompanisë për realizimin final të porosive;
6. Zhvillimi dhe zbatimi I planit të punës në funksion të planit të biznesit dhe objektivave të kompanisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare;
• Përvojë në menaxhimin e shitjeve dhe marrëdhënieve me klientin jo më pak se 2 vjet
( Eksperienca në Agjensi Marketingu përbën avantazh);
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe shitjeje;
• Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, e preferueshme dhe gjuha greke;
• Të ketë iniciativë dhe të orientohet drejt rezultateve;
• Të performojë nën stres dhe brenda afateve;
• Të jetë ambicioz, fleksibël, entuziast dhe konfident;
• Njohuri të paketës MS Office, e preferueshme Alpha;
• Të zotërojë patentë të klasit B.

Të dhënat:

Pozicioni: Specialist Shitjesh;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 48 orë në javë;
Raporton: Drejtori i Përgjithshëm;
Udhëtime pune: Po, por jo intensive;
Pagesa: Shumë e mirë ( fikse + bonuse );
Aplikimet mbyllen: 17 Tetor 2013.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top