• Tirane, ofroj vend pune Office Manager /Femer

KOMPANIA TOP DISTRIBUTION KERKON TE PUNESOJE MENAXHERE ZYRE(F)


Detyrat/Pergjegjesite

- Perdorimi i paketave te ndryshme software (word, excel, powerpoint, financa 5 etj) per te prodhuar korrespondencen, prezantime, dokumentacionin e nevojshem si dhe ruajtjen e te dhenave.
- Pergjegjese per deklarimin e punonjesve prane zyres se punes
- Nxjerra e dokumentacionit te nevojshem per kompanine prane QKR-se (ekstrakt, mbyllja ose hapja e nje nipti sekondar, perditesimi i te dhenave etj)
- Marredhenia me Drejtorine Rajonale te Tatimeve Tirane (deklarime te promocioneve, nxjerrja e gjobave, pajisja me blloqe Tvsh-je dhe shoqerimi, Deftesave Tatimore, informacioneve te nevojshme per kompanine etj)
- Marredhenia me Drejtorine dhe Inspektoriatin e Higjenes per pergatitjen e dokumentacionit te nevojshem qe kerkohet nga keto autoritete per mbarevajtjen e aktivitetit te kompanise.
- Rekrutimi i punonjesve sipas kritereve te kerkuara nga kompania
- Pergjegjese per dokumentacionin e nevojshem qe duhet te plotesoje cdo punonjes
- Pergatitja e kontratave te punes
- Pergatitja e kontratave me klientet
- Pergatitja e raporteve te shitjes
- Pergjegjese per marredhenien me furnitoret
- Organizimi i mbledhjeve, vizatave, takimeve, pjesemarrjes ne aktivitete te vecanta me stafin si dhe te trete (furnitore, kliente, bashkepunetore etj).
- Kujdesi për mirëmbajtjen teknike të pajisjeve të zyrave dhe organizimi per blerjen e pajisjeve të reja kur është e nevojshme.
- Te jete e vemendshme ne detyrat qe i percaktohen

Kualifikime/ Kerkesa:

Edukimi:Arsimi i larte do te perbente avantazh, preferohet Profili Ekonomik ose Shkenca sociale.
Eksperience pune: Minimalisht 0-2 vjet eksperience pune ne kompani te ngjashme distribucioni
Pagesa:Eshte motivuese dhe dinamike ne varesi te rezultateve te arritura


Aftesite:

-Aftesi shume te mira komunikuese
-Aftesi shume te mira prezantuese
-Aftesi shume te mira negociuese
-Aftesi analizuese.
-Aftesi shume te mira per te punuar ne grup.

Aftesi te tjera:
-Njohuri te mira te gjuhes angleze ose italiane
-Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Office
-Te disponoje patente automjeti te klasit B

Tel. : 044503877

Cel. : 0689072020

Email: asistentemag@topdistribution.al


Ju lutem, te interesuarit te dergojne nje CV me foto ne emailin e mesiperm.

Afati i dorezimeve te CV-ve eshte deri me 22 Tetor 2017

JU MIREPRESIM !
 


Apply WhatsApp
Back
Top