• Tirane, ofroj vend pune agjent prokurimesh

Detyrat e kerkuara te Agjentit te Prokurimeve

1. Te gjeneroje Flete Porosine sipas detajeve, llojit dhe nevojes per materialet e kerkuara nga departamentet perkatese dhe te beje lidhjen me Projektin ose Ticket-in e celur per kete.
2. Te formuloje dhe publikoje kerkesa per oferte sipas nevojave specifike per materiale dhe sherbime qe kerkohen nga Projekti ose Sistemi “Problem -Ticketing”
3. Te raportoje / azhornoje detyrat e kryera ne Project Server sipas projketeve te nisura
4. Te ngarkoje/shpalle kerkesat per oferte ne Sitet e prokurimeve (si psh: Alibaba, MFG,etj) dokumentat teknike te nevojshme per prokurimet e detaleve dhe komponenteve mekanike etj.
5. Te grumbulloje, selektoje dhe filtroje paraprakisht ofertat nga Furnitoret.
6. Te ndjeke, kontrolloje dhe organizoje procesin e blerjes prej momentit te porosise, pageses, transportit dhe cdoganimit deri ne mberritje.
7. Te komunikoje me tekniket e departamenteve mekanikes, elektronikes, finances, prodhimit, etj., per te kuptuar sakte specifikat e materialeve te kerkuara
8. Te kerkoje neper kataloge artikujt dhe te perzgjedhe ato sipas specifikave te kerkuara
9. Te tjera detyra si keto ne fushen e Prokurimeve per nevojat e ndermarrjes.


Kandidatet ideale duhet te kene keto aftesi:


1. Te njohin ne nivel shkelqyeshem ne te shkruar dhe te folur gjuhen angleze
2. Te njohe ne nivel shkelqyeshem ne te shkruar dhe te folur gjuhen italiane.
3. Njohja e gjuhes Kineze perben avantazh
4. Te njohin ne nivel shume te mire programin Outlook me gjithe funksionalitetet e tij te punes ne grup (Email, Task, Calendar, etj.)
5. Te njohin Programet e dizenjimit ne CAD, preferohen njohuri te Solidworks.
6. Te njohin shume mire programin Sharepoint 2013 dhe sidomos Project Server 2013
7. Te kene pasur eksperienca pune ne fushen e Administrim –Menaxhim ose te kene perfunduar studimet e larta ne deget e Administrim –Menaxhim ose te ngjajshme
8. Te kene eksperienca pune ne aktivitete qe lidhen me punime apo njohje te punimeve te mekanikes se metalprerjes dhe punimit te llamarines, njohje te komponenteve baze te automatizimeve, njohje te komponenteve kryesore te elektronikes industriale
9. Preferohen te kene perfunduar studimet e larta ne specialitete te Mekanikes ose Mekatronikes
10. Te kete eksperience ne njohjen e vleres/cmimeve te komponenteve te industrise mekanike.
11. Te kete eksperience ne praktikat e blerjes dhe te dije te nogocioje me furnitoret ne menyre profesionale.

Personat e interesuar te dergojne nje CV
ne adresen: admin@chipstar.al
 


Apply
Back
Top