• Pogradec, ofroj vend pune Perfaqesuese Shitjesh POS Pogradec

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju. Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore. Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin "Perfaqesuese Shitjesh", në qytetin e Pogradecit.

Përgjegjësitë:

  • Tu sigurojë konsumatorëve rezidencial dhe biznes (kryesisht SME) informacionet rreth komanisë, produketeve dhe shërbimeve, me synim procesin e shitjes.
  • Kryen aktivitetet e shitjes, me qëllim për të përmbushur nevojat e konsumatorëve dhe për të përmbushur objektivat e shitjes te përcaktuara paraprakisht
  • Të marrë të dhëna nga klientët në lidhje me nevojat, performancën e shërbimeve dhe imazhin e kompanisë.
  • Të pergatisë raportet ditore rreth performancës së shitjeve, shoqëruar me komentet e bëra nga konsumatorët.
  • Të sigurojë që cdo fund ditë të bëhet numerimin fizik i arkës dhe kuadrimin me balancën e librit të arkës të printuar nga sistemi F5.
  • Të sigurojë që i gjithë informacioni financiar është dërguar në departamentin e financës, sipas afateve të përcaktuara në procedurën financiare të POS.
  • Të Rekomandojë përmirësimin e procesit, duke identifikuar problemet, rreziqet.
  • Të zbatojë politikat dhe procedurat e kompanisë që janë në fuqi.

Profili:

  • Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik, Shkencat Ekzakte ose Shoqërore.
  • Njohuri e sistemit financiar F5.
  • Përvojë pune minimalisht 1 vit në Shitje.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
  • Aftësi për të punuar në një sistem me turne.
  • Aftësi për të punuar individualisht ose si pjesë e një stafi.
  • Njohuri informatike shoqëruar me aftësinë për të mësuar aplikimet e software-it të shitjeve.
  • Sens i lartë përgjegjshmërie.
  • Nivel shumë i mirë i gjuhës angleze.

Do të konsiderohet avantazh:
Eksperienca pune të mëparshme

Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën: ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
CV do te pranohen deri në 25 Gusht 2013.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top