• Shkoder, ofroj vend pune Koordinator Projekti dhe Punonjës Social

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.
Në kuadër të zgjerimit të projekteve që ofrojnë mbështetje për familjet në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror në Shkodër, Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për 2 pozicione vakante.
1. Koordinator Projekti – Vendi i punës në qytetin e Shkodrës
2. Punonjës Social –Vendi i punës në Qytetin e Shkodrës


Koordinatori i projektit është përgjegjës për planifikimin, implementimin, monitorimin dhe vlerësimin e projektit të Fuqizimit të Familjes, që synon mbështetjen e familjeve në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror si dhe do të përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e punonjësit social.
Punonjësi Social ofron mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet në nevojë.


Profili për pozicionin Koordinator Projekti
Ü Diplomë në një nga degët e Shkencave Sociale (psikologji, punë sociale, filozofi/sociologji, pedagogji). Preferohen studimet pasuniversitare në punë sociale.
Ü Të paktën 2 vjet eksperiencë pune me fëmijët dhe familjet në nevojë
Ü Eksperiencë në menaxhim, monitorim dhe vlerësim projektesh
Ü Njohuri të mira mbi të drejtat e fëmijëve
Ü Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS
Ü Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup
Ü Aftësi komunikuese dhe për të ndërtuar rrjete
Ü Njohuri të gjuhës angleze në nivel mesatar

Profili për pozicionin Punonjës Social
Ü Diplomë në një nga degët e Shkencave Sociale (pedagogji, punë sociale, psikologji , filozofi/sociologji,)
Ü Eksperiencë pune me fëmijët dhe familjet në nevojë
Ü Njohuri të mira mbi të drejtat e fëmijëve
Ü Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet
Ü Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS
Ü Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup
Ü Aftësi komunikuese

Ofrohen
Marrëdhënie të rregullta punësimi, mundësi për një eksperiencë të shkëlqyer në punën me fëmijët dhe familjet në nevojë, mundësi për zhvillim personal dhe profesional.

Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 08.04.2008 pranë Zyrës Nacionale të Shoqatës SOS-Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri dokumentat përkatëse: kërkesë për aplikim, curriculum vitae, kopje të diplomës së shkollës së lartë dhe listë notash e noterizuar, të paktën dy letra reference, ndër të cilat njëra nga punëdhënësi i fundit, dëshmi kualifikimi të ndryshme.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur në bazë të dokumentacionit, do të kontaktohen.


Rruga “Pjetër Budi”, Pallati Klasik Konstruksion, Shk. B, Ap. 16, Tiranë

Tel & Fax: 04 378 517



Email: [COLOR=#0000ff]soskd@soskd.org.al[/COLOR]
 


Apply
Back
Top