• Durres, ofroj vend pune part time Perfaqesues Promocioni Durrës

Perfaqesues Promocioni Durrës

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.

Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.

Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin "Përfaqësues Promocioni Durrës".

Përgjegjësitë:

  1. Të kontaktojë në menyrë të drejtpërdrejtë qytetarët për prezantimin e kompanisë dhe produktet/shërbimet që ajo ofron.
  2. Të bëjë prezantimin e kompanisë dhe produkteve/shërbimeve që ajo ofron sipas standarteve që kompania kërkon.
  3. Të orjentojë sa më mirë klientët e interesuar për produktet/shërbimet që kompania ofron dhe te realizoje kontrata per keto sherbime.
  4. Të mbledhi feedback të detajuar nga qytetarët mbi produktet/shërbimet që kompania ofron.
  5. Të mbledhi ankesat e ndryshme që vijnë nga klientet dhe ti reklamojë ato sipas procedurës së parashikuar.
  6. Të njohë në nivel shumë të mirë produktet/shërbimet që kompania ofron dhe të jetë në gjëndje ti prezantoi ato.
  7. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ti zhvillojë ato.

Profili:

  • Diplomë e shkollës së mesme, (diploma e shkollës së lartë përbën avantazh).
  • Të ketë minimumi 1 vit pervojë pune në promocion( përvoja e punës në fushën e telekomunikacionit përbën avantazh).
  • Aftësi shumë të mira komunikimi.
  • Aftësi për të krijuar njohje dhe komunikim miqësor, me klientët potencialë.
  • Të ketë aftësi shumë të mira prezantuese.
  • Të ketë aftësi të të punuarit në grup.
  • Aftësi të punojë nën presion.
  • Të jetë orientuar dhe me prirje për të njohur produktet dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit.
  • Njohje e mirë e qytetit dhe aftësi orientuese.
  • Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
  • Njohuria e gjuhës angleze, përbën avantazh.

Kompania ofron kushte të shkëlqyera pune, paga të niveleve më të larta të tregut, mbulimin e të gjitha detyrimeve ndaj punonjësit, trajnime si edhe mundësi rritjeje profesionale brenda saj.

Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al
Aplikimet do të pranohen deri në datën 15 korrik 2013


Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top