• Tirane, ofroj vend pune Menaxhere Zyre

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Mban evidencat e punonjësve, ardhjen në punë, largimin gjatë ditës dhe largimin nga puna dhe bën raportimet ditore te eprori i drejtpërdrejtë.
- Pret dhe menaxhon klientët, vizitorët dhe takimet e ndryshme të punës.
- Mban protokollin e brendshëm dhe të jashtëm të shkresave dhe dokumentave.
- Trajton të gjitha problemet administrative, të tilla si; probleme me internetin, telefonin, furnizimin etj.
- Menaxhon dhe kontakton personat përgjegjës për mirëmbajtjen e objekteve të zyrave, të tilla si; mirëmbajtja e luleve, pajisjeve elektronike etj.
- Mbledh të gjithë dokumentacionin përkatës për çdo departament dhe bën regjistrimin mujor në arkivë (në hard disk).
- Bën raportin e kancelarisë në fund të çdo muaji për të parë se çfarë nevojitet në mënyrë që t’i paraprihet nevojës, për të mos pasur pengesa në zhvillimin e aktiviteteve të punës.
- Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.


Kualifikimi i kërkuar:

- Diplomë Universitare.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
- Aftësi shumë të mira organizative, koordinuese dhe menaxhuese.
- Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
- Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

Tel. : +355 422 73 012
E-mail: as.bnj@aluflor.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top