• Tirane, ofroj vend pune DERMATOLOGE & ESTETISTE (F); Paga + 600 $

Kompania Albanian HR Solutions; Departamenti i Punësimit me Jashtë ju ofron mundësi shumë të mira punësimi në Sallone Bukurie në Lindjen e Mesme (Dubai; Abu Dhabi; Qatar; Oman; Kurdistan etj).

Jemi duke kërkuar kandidate për pozicionet : DERMATOLOGE & ESTETISTE (F); Paga + 600 $

Qëllimi i Pozicionit : Përgjegjëse për të siguruar një shërbim profesional dhe efikas ndaj klientëve.

Detyrat/Përgjegjësitë:

-Trajtim i veçantë dhe profesional kryesisht për lëkurën
-Bën analizën e lëkurës, trajtimet e nevojshme dhe dhënien e terapive të ndryshme
-Trajtimin e fytyrës, trupit, depilime dhe Make-up
-Njohja e produkteve dhe aparaturave profesionale

Kualifikime/Kërkesa:

-Diplomë ose Çertikikatë ne specialitetin përkatës – i domosdoshëm
-Eksperiencë 2-3 vjeçare në këto specialitete
-Mosha 20-35 vjeç
-Komunikim i mirë në gjuhën angleze

Aftësitë:

-Aftësi shumë të mira komunikuese dhe paraqitje të mirë
-Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
-Aftësi për të punuar nën presion

Ofrohet:

-Kontratë e rregullt pune 2-vjeçare me të drejtën e rinovimit
-Akomodim dhe ushqim i garantuar
-Siguracione shëndetësore
-Vizë pune dhe biletë avioni
-Pagë 600 $ + bakshishe

Për të aplikuar dërgoni një CV në shqip ose anglisht me foto, me subjekt "Specifiko pozicionin e punës" në adresën elektronike: alb@hres.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatet e përzgjedhura nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Cel. : +355 66 20 92 424
 


Apply WhatsApp
Back
Top