• Specialist/e Shitjesh ne Showroom

Pershkrimi

Teoren shpk eshte konsoliduar si kompani ne 5 janar 2005, e shtrire ne tregun shiqiptar dhe ate europian, sot eshte nje nder kompanite me me reputacion ne industrine ku operon.
Me mbi 160 punonjes, 6 Showroome me nje siperfaqe totale prej 7.900 m[SUP]2[/SUP], te shtrira ne Tirane dhe Durres, 46 marka ekskluzive, 1.600 rishites ne te gjithe Shqiperine
dhe mbi 490.000 familje qe na kane besuar dhe besojne ne produktet dhe sherbimet tona.
Nese jeni energjike/e dhe te apasionuar pas te bukures dhe novacionit, te qenit pjese e Teoren eshte vendi i duhur per ju.

Pozicioni: Specialist /e Shitjesh
Departmenti: Ndriçimi/H-Sanitare
Vendodhja: Showroomi Teoren&Eglo, Tirane.

Qellimi i Pozicionit: Specialistet e Shitjeve ofrojne suport dhe konsulence te specializuar mbi produktet,
duke i ofruar zgjidhjen me te pershtatshme per kerkesat dhe nevojat e shprehura nga cdo klient tek ne, nepermjet nje sherbimi te standartizuar.

Detyra dhe Pergjegjesi:

  • Te komunikoje dhe sherbeje cdo klienti sipas standarteve te orjetuara nga kompania.
  • Te realizoje objektivin mujor individual te shitjeve duke arritur ne menyre te vazhdueshme objektivat ditore/ javore.
  • Pergjegjesia per mirembajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve ne sektorin e tij/saj.
  • Ndjekja dhe zbatimi i udhezimeve te shitjes ne sektorin e tij/saj.
  • Menaxhimi i ankesave dhe komenteve te klienteve sipas standarteve te kompanisë
  • Njohje dhe monitorim shume te mire te stokut te produkteve te sektorit te tij/saj.
  • Organizimi dhe propozimi i porosive te produkteve nen pergjegjesin e tij/saj.
  • Realizimi i inventareve per sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve.
Kerkesat:

  • Eksperiencat: Pervoje pune ne shitje me pakice.
  • Edukimi: Diplome e Shkolles se Mesme, (Diploma Universitare perben avantazh).
  • I/e afte per te punuar ne grup dhe nen presion.
  • Njohuri te mira te gjuhes angleze.
  • Te pelqeje punen me maredhenie me klientin dhe te jete Energjik.

Kushtet e punes:
Teoren Shpk ofron nje pakete benefitesh terheqese, duke perfshire nje page te drejte te bazuar ne merita dhe vleresimin e performances (Performance Indicator KPI).
Per pozicion ofrohen page konkuruese dhe nxites atraktiv per arritjen e objektivit mujor.
Trajnime periodike te certifikuara mbi shitjet, marredhenien me klientin dhe per produktet dhe marka specifike brenda dhe jashte shqiperie.

Menyra e aplikimit:
Kandidatet mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen contact@teoren.al

Afati i dorëzimit per Kandidatet: 10.12.2018

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top