• Menaxher Shitje Ne Terren

Date: 2013-05-28




MENAXHER SHITJESH NE TERREN

Klienti yne eshte nje kompani mjaft e suksesshme qe operon prej 20 vjetesh ne treg, e njohur per produktet qe i sherbejne industrise se ndertimit. Aktualisht kompania po kerkon te zgjeroje departamentin e shitjeve me nje Menaxher Shitjesh ne Terren me ekperience.

ROLI:
Pergjegjesia kryesore do te jete forcimi dhe zgjerimi i biznesit ne te gjithe Shqiperine si dhe menaxhimi i nje ekipi agjentesh shitjeje ne terren. Pjese e pergjegjesive do te jene edhe planifikimi, komunikimi dhe zbatimi i objektivave te kompanise, shitjes dhe shperndarjes.

DETYRAT:

  • Zhvillon, kultivon dhe mban marredhenie te forta me llogarite/ klientet kryesore, individuale dhe bleresit e medhenj. Me ane te njohjeve zbulon mundesite e biznesit ne te gjithe Shqiperine
  • Ngre dhe forcon pranine ne treg dhe punon rregullisht me partneret e distribucionit duke siguruar qe i jepet perparesi markave te kompanise
  • Shqyrton mundesite e biznesit ne te gjithe Shqiperine
  • Ne bashkepunim me Drejtorin e Shitjeve zhvillon dhe kryen takime biznesi, studime tregu, studime te cmimeve te konkurrences, dhe ben vleresimin e vazhdueshem te stafit ne varesi
  • Punon dhe trajnon shitesit e kompanise dhe te distributoreve per prioritetet e kompanise dhe standardet e saj
KERKESAT:

  • Diplome Universitare, profili Marketing eshte i preferuar
  • 3 + vite pervoje pune e preferueshme ne sektorin e ndertimit dhe / ose furniturave per industrine
  • Njohje shume te mire te sistemit te shperndarjes
  • Njohje te mire te gjuhes Italiane
  • Aftesi te provuara te menaxhimit te klienteve brenda zones se mbulimit
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi me artikulim shume te mire te folur e te shkruar; aftesi per te influencuar ne cdo nivel, per te fituar angazhimin e klientit dhe per te vepruar
  • Aftesi per te deleguar ne menyre efektive, menaxhuar kohen dhe per te caktuar prioritetet
  • Te jete shume i motivuar dhe i orientuar drejt rezultateve
  • Leje per drejtim automjeti

Nese kjo tingellon interesante per ju, ne ju ftojme te aplikoni duke iu referuar vendit te punes ne krye te faqes tek:ledi.leka@dynamicspartners.al brenda dates 17 Qershor 2013.

European Trade Center - Tower A -13/3 Blv. Bajram Curri · Tirana 1001
www.dynamicspartners.al
 


Apply
Back
Top