• Tirane, ofroj vend pune Supervizor Shitjesh

“B& G International Trading “ Shpk eshte nje kompani prestigjioze ne Shqiperi e cila operon ne fushen e shitjeve me shumice e pakice te Produkteve te Ndryshme
Ne kuadrin e plotesimit te nevojave per personel “B& G International Trading” shpk kerkon te punesoje nje person ne pozicionin “Supervizor Shitjesh”.

Detyrat qe do te kryeje

  • Të jap kontributin e tij në hartimin e potikave per te rritur shitjet duke shpenzuar një kohë të konsiderueshme në ambjentet e shitjes;
  • Të menaxhojë ne bazë ditore punen e agjenteve te shitjeve;
  • Të menaxhojë marrdhenien me klientin duke u siguruar qe ky i fundit te permbushë te gjitha pritshmerite e tij;
  • Të ndjeke cdo porosi në cdo hallkë deri në mbylljen e procesit të kontraktimit;
  • Të sigurojë raporte të sakta mbi: Ecurinë periodike të praktikave të shitjes, performancen individuale të agjentëve të shitjes, trendin e sjelljes konsumatore.
  • Të jetë i aftë për të parashikuar problematika të pritshme në lidhje me klientin dhe për të sugjeruar zgjidhje rast pas rasti;
  • Te jete përgjegjes për planifikimin e objektivave periodike (vjetore/mujore)
  • Të jetë përgjegjes për Raportimin periodik mbi ecurinë e shitjeve (Mujor, Tre-mujor dhe Vjetor) si dhe i aftë për të bërë modifikimet e nevojshme me qëllim arritjen e objektivave;
  • Të jetë përgjegjes për kënaqjen e pritshmerive konsumatore në përputhje me filozofinë e kompanisë dhe sidomos duke ruajtuar imazhin e saj ne cdo hallkë;
  • Të jetë përgjegjes për marredheniet me cdo klient dhe menaxhimin e kësaj marrdhenie deri ne procesin më të fundit;
  • Të jetë në korrent të zhvillimeve më të fundit të tregut vendas.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  • Të ketë mbaruar studimet universitare, preferohet ne Fakultetin e Ekonomise,
  • Të ketë një eksperiencë jo më pak se 3-vjet në Sistemin e Shitjeve;
  • Te disponoje patente te klasit B.
Aftesi te tjera

  • Aftesi te shkelqyera komunikuese
  • Aftesi shume te mira prezantuese dhe negociuese.
  • Aftesi shume te mira per te punuar ne grup.
  • Ndershmeri dhe integritet
Procedura e Aplikimit:

Te gjithe kanditatet e interesuat te dergojne patjeter CV e tyre me fotografi ne adresen tone elektonike bginternationaltrading@gmail.com, ose te telefonojne ne numrin 067 20 21 010 deri me date 30.05.2014

Vetem Kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
Faleminderit per Vemendjen!
[FONT=&quot]


[/FONT]
 


Apply WhatsApp
Back
Top