• Tirane, ofroj vend pune part time Agjent Marketing

Rreth Nesh
Porokalli.Al është projektuar qe te ofroje mundesi dhe menyra nga me te larmishmet per te perfituar sherbime me ulje marramendese te cilat variojne nga 50-90 % dhe ne disa raste do kete dhe oferta super speciale me 100% zbritje por te limituara.
Filozofia qe na ben te suksesshem eshte *Mision*.
Ne formen e nje udhe rrefyesi u orjentojme si nje mik i mire drejt sherbimeve te kerkuara pa u ndjere I prekur per shpenzimet qe keni bere pasi me te vertete jane te leverdisshme per te gjithe.
Vetem per pak kohe ti azhornohesh me gamen e ofertave speciale dhe te kendshme ne qytetin ku banon,i cili eshte i pa eksploruar terresisht dhe i panjohur per sa i perket sherbimeve.
Eksperiencat e reja do t’ju afrojne miqesishte me ne ,duke kontribuar me komentet tuaja per cilesine e produkteve,sherbimeve si dhe bashkeudhetare ne biznesin tone.Portokalli.Al ju garanton sherbime me cilesore nga biznese te ndryshem ne qytetin tend duke ju dhene mundesine per te provuar eksperienca te reja dhe te bukura.
Fal ambicijeve dhe pervojes sone, ne synojme qe te krijojme nje standart te ri te eksperiencave dhe aktiviteteve ne Shqiperi, kombinuar kjo me mundesine per ti pervetesuar keto sherbime, me cmimin me te ulet te mundshem dhe duke i bere te arritshem per cdo person qe ka nevoje dhe deshire.
Misioni yne per te gjetur sherbime speciale me cmime speciale ka te beje me: Programe kulturore,Shfaqje energjish,Ndryshime shoqerore,Aventura te perbashketa,Atashim me nevojat intelektuale etj etj, duke ju ofruar bileta per kinema, teater, opera, balet dhe plot aktivitete te tjera kulturore qe jane pak te frekuentuara Udhetime mbrenda dhe jashte vendit,alpinizem, udhetime ne natyre,kercime ne grup, kercime sociale, Vallzime,lojra kolektive, programe debati,festa, party, koncerte,gatime te ndryshme, kurse per artet marciale, kurse biznesi,kurse negocimi, apo programe per tu aftesuar ne dege si marketingu, komunikimi ne grup etj...
Portokalli.Al është një Projekt dhe sipërmarje që u inagurua zyrtarishti më 14.02.2013 ne diten e te dashuruarve.Portokalli.Al është vendi ku ju mund të gjeni “më te mirën, më të lirën” dhe ju jep mundësine të perjetoni caste “Magjike”.
Portokalli Albania SHPK u themelua nga nje grup inxhinierash te specializuar ne webdisaign, webdeveloper, Networks Administrator Security dhe Mobile Developer. Një staf i perkryer dhe i pazëvendesueshem te cilet bene te mundur ardhjen ne jete te ketij projekti magjik.
Websiti komercial Portokalli.Al, eshte i ndërtuar nga shqipëtarë,sepse kemi te njejtat deshira ,nevoja,prioritete dhe prespektiva, Portokalli.Al vjen në treg me ambicjen për të ndihmuar konsumatorët dhe bizneset të gjejnë njëri-tjetrin në mënyrën më të shëndetshme të mundshme.
Nisur nga pasioni i vetë stafit nismetare për te patur një menyre jete te gjalle,Portokalli.Al synon të krijojë një standarte të reja për anëtarët e tij dhe për Shqipërinë në tërësi.Me optimizmin qe na karakterizon ,ju ftojme t’i bashkoheni komunitetit tone per te ecur drejt nje rruge plot sukses.
Te gjitha keto do te jene ne qytetin tend, prandaj mos hezitoni por azhornohuni cdo dite me faqen komerciale www.portokalli.al

Vizioni:

Portokalli.Al ju jep mundesi qe me fuqine e kuponit ju te perfitoni oferta marramendese te cilat tejkalojne kufirin e kostos, vetem per ju... vetem per pak dite...
Tashme keshtu funksionon ne te gjithe boten, ku marketingu dhe blerjet zhvillohen online, pse jo dhe ne shqiperine tone te mos njihemi me kete risi !
Jemi ambicioze per te qene te paret dhe cilesore ne tregun Shqipetar.

Vend i lire pune:

  • Nëse je ambicioz dhe do të bësh karriere.
  • Nese je kreativ dhe here pas here të vijnë në mendje ide biznesi gjeniale.
  • Nese mendon se ke premisa të mira për tu bërë profesionist i zoti dhe ke aftesi menaxheriale dhe ndërpersonale të shkelqyera.
  • Arsim të lartë (perben avantazh)
  • Gjuhë të huaj.
  • Eksperjencë Pune.
  • Nese ke besim te fuqia e punes ne grup..
Jemi duke kërkuar pikerisht ty...

Agjente Marketingu

Kandidatja(preferohet të jetë femër) për plotesimin e pozicionit si më sipër do te jetë e ngarkuar me kontaktimin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë individual me biznese te ndryshem ne qytetin e Tiranes per te lidhur kontrata reklamimi. Ajo duhet të paraqitet e vendosur, këmbëngulëse por gjithashtu etike dhe korrekte. Ndërsa pasja e eksperiencave të punës te ngjashme më pare nuk është nje domosdoshmëri.

Pas perzgjedhjes se kandidatit, ajo do të kryejë një trajnim të shkurtër dhe do të pajiset me materialet e nevojshme mbështetese për punen.

Politika e shpërblimit të punës nga ana e kompanisë është e bazuar në performancën e gjithsecilit dhe mënyra dhe masa e saj do të jetë subjekt negocimi individual.

Kandidatët e interesuar, janë të lutur, që brenda datës 25 Maj 2013, të dërgojnë një kopje të CV se tyre sëbashku me nje fotografi të kohëve të fundit në format DOC ose PDF, në adresën email: info@portokalli.al

Vetem kandidaturat e përzgjedhura do të kontaktohen përmes telefonit për të caktuar një intervistë pune.
 


Apply WhatsApp
Back
Top