• Durres, ofroj vend pune Pergjegjes Magazine

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Mban evidencat e punonjësve, orarin e ardhjes në punë, lëvizjet gjatë ditës si dhe largimin nga puna. Bën raportimet ditore te eprori i drejtpërdrejtë (Departamenti i Burimeve Njerëzore), si dhe raporton te D.O.K.
• Është përgjegjës për të gjithë materialet e magazinës (në rast mungese të materialeve duhet të dëmshpërblejë Kompaninë).
• Është përgjegjës për mbajtjen dhe ruajtjen e të gjithë dokumentacionit për veprimtaritë që kryhen, duke i sistemuar në dosje fizike dhe elektronike, sipas parametrave të kompanisë.
• Trajton të gjitha problemet administrative, të tilla si; probleme me infrastrukturën, telefonin, furnizimet me energji elektrike dhe ujë të pijshëm etj.
• Menaxhon dhe kontakton personat përgjegjës për mirëmbajtjen e objekteve të magazinës, të tilla si; mirëmbajtja e veglave, pajisjeve teknologjike, ruajtjen e materialeve etj.
• Bën raportim në fund të çdo muaji për të parë se çfarë nevojitet në mënyrë që t’i paraprihet nevojës, për të mos pasur pengesa në zhvillimin e aktiviteteve të punës.
• Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.


Kualifikimi i kërkuar:

• Diplomë Universitare
• Njohje e mirë e paketës Microsoft Office.
• Aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe koordinuese.
• Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
• Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
• Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

Tel. : 042273012

Cel. : 0674041209

email: dr.bnj@aluflor.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top