• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Teknik

Ky pozicion konsiston në mbikqyrjen, organizimin dhe koordinimin e të gjithë proçeseve të projektimit, prodhimit dhe montimit të fasadave.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikqyrja e proçesit të projektimit, prodhimit dhe montimit dhe të gjitha procedurat që përfshihen në të.
- Hartimi i planit të punës dhe ndërtimi i strategjisë në lidhje me realizimin e objektivave dhe afateve të vendosur.
- Programimi dhe mbikëqyrja e të gjithë aktivitetit të Departamentit.
- Merr pjesë në punësimin e punonjësve që i përkasin këtij departamenti dhe siguron mbarëvajtjen e punës duke zbatuar me përpikmëri Rregulloren e Brendshme të Kompanisë.
- Delegon përgjegjësitë dhe detyrat te vartësit e drejtpërdrejtë.
- Bën çdo ditë raportim tek eprori i drejtpërdrejtë.
- Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.




Kualifikimi i kërkuar:
- Diplomë Universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose Inxhinieri Mekanike.
- Preferohet të ketë eksperiencë me fasadat.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office, AutoCAD etj.
- Aftësi shumë të mira organizuese, menaxhuese dhe koordinuese.
- Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
- Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.

Tel. : 042273012

Cel. : 0674041209

email: dr.bnj@aluflor.com
 


Apply WhatsApp
Back
Top