• Tirane, ofroj vend pune Konsulente per Biznesin

Zero Albania eshte nje kompani e re dhe shume dinamike ne tregun shqiptar e cila prezantohet me nje platforme online (www.zero.al).
Ne negociojme me qindra biznese per te marre ofertat me te mira me skonto deri ne 90% per sherbimet apo produktet qe ata ofrojne. Konsumatoret mund te behen perfitues te ketyre ofertave nepermjet blerjes se kuponave. Me kuponat klientet paraqiten ne biznesin perkates per te perfituar sherbimin ose produktin ne oferte.

Per nevojat tona te zgjerimit te stafit dhe shtimit te sherbimeve ndaj klienteve ne kerkojme te punesojme

1. Konsulent /e per Biznesin

Detyrat:

-Te prezantoje tek bizneset potenciale sherbimet e ofruara nga Zero.al
-Te inicioje dhe te perfundoje ne menyre te suksesshme marreveshjen e bashkepunimit me bizneset potenciale.
-Te ndjeke hap pas hapi cdo kontrate dhe te siguroje mbarevajtjen e bashkepunimit deri ne perfundimin e fushates.
-Te mbaje dhe te zhvilloje me tej marredhenien me bizneset partnere nepermjet nje komunikimi korrekt dhe asistence profesionale.
-Te sherbeje si pike kontakti midis Zero.al dhe Bizneseve partnere duke e cuar bashkepunimin ne nje nivel me te larte.
-Te inicioje dhe te manaxhoje fushatat e monitorimeve "Customer Satisfaction" per kontratat e portofolit te tij.

Kualifikimet:

-Diplome minimumi ne nivelin bachelor (e preferushme ne Marketing)
-Eksperience te meparshme ne prezantime te produkteve ne terren (njohja dhe kontakti i meparshem me biznese ne Tirane konsiderohet si aset .
-Aftesi shume te mira nderpersonale dhe komunikuese.
-I afte te punoje ne menyre te pavarur dhe ne supervizion te ulet.
-I afte per te realizuar objektivat mujore te percaktuar.
-Njohuri te mira ne perdorimin e paketes Microsoft Office.


Kandidatet e interesuar ju lutem te dergoni aplikimin tuaj (Curriculum Vitae) me email duke specifikuar ne subject pozicionin, ne hr@zero.al
 


Apply
Back
Top