• Tirane, ofroj vend pune Shef Kuzhine

"Luxury Resort FTV"

Pozicioni i ofruar: "Shef Kuzhine"

Aftësi Kulinare:

1. Të ketë njohuri dhe aftësi të shkëlqyera në përgatitjen e gatimeve të një varieteti të gjerë, duke përfshirë këtu:
• Kuzhinën kombëtare,
• Kuzhinën ndërkombëtare,
• Kuzhinën vegjetariane.
2. Të ketë aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e përgatitjeve të gatimeve voluminoze.
3. Aftësi të mira në ruajtjen e cilësisë së ushqimeve.
4. Njohuri të mira në magazinimin e ushqimeve (sipas mënyrave të duhura).
5. Të jetë i informuar mirë mbi rregullat e higjenës, duke u treguar korrekt në ndjekjen dhe zbatimin e tyre.
6. Aftësi të mira në planifikimin e menusë.


Aftësi personale:

1. Aftësi të mira organizuese, drejtuese dhe trajnuese.
2. Të jetë kreativ.
3. Të ketë aftësi të mira në përballimin e situatave emergjente dhe problematike.
4. Të jetë i duruar dhe mirëkuptues kundrejt dëshirave dhe shijeve të klientëve.
5. I gatshëm të mbajë përgjegjësi për ecurinë e punës në kuzhinë.

Kualifikime dhe eksperienca:
1. Të kenë zhvilluar studimet mbi këtë fushë.
2. Trajnimet dhe kurse të tjera profesionale përbëjnë avantazh.
3. Të kenë, minimumi, 3 vite eksperiencë në restorante prestigjoze. (Gjatë intervistës do të kërkohet paraqitja e referencave)


Kushtet e punës:

1. Pagë e kënaqshme.
2. Marrëdhënie pune afat-gjatë, e garantuar.


*Kujdes! Në rast mosplotësimi të kushteve të sipërmendura, CV-ja juaj nuk do të merret parasysh!

Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: yunna@ftv.al

Ju faleminderit!
 


Apply
Back
Top