• Pogradec, ofroj vend pune Supervizor Financiar Pogradec

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Supervizor Financiar”, në qytetin e Pogradec.


Përgjegjësitë:


· Udheheq dhe drejton sektorin e Finances se deges.
· Pregatit dhe kontrollon dokumentacionin perkates per kryerjen e shpenzimeve te blerjes, sherbimeve dhe shpenzimeve te tjera operative. Siguron qe te gjitha aprovimet jane marre ne baze te procedurave dhe politikave te kompanise.
· Pregatit dhe kontrollon dokumentacionin e pagesave te furnitoreve dhe detyrimeve te tjera (taksa, tatime, taksa vendore etj.) te bazuar ne kontrate ose terma pagese, siguron qe eshte mbajtur tatimi ne burim ne raste te aplikueshme dhe jane egzekutar ne banke.
· Kontabilizon faturat e blerjes, sherbimeve dhe shpenzimeve te tjera operative.
· Merr ekstraktet e bankave i kontabilizon dhe ben rakordimin me ekstraktin e bankes.
· Pregatit detyrimet tatimore te deges perkatese cdo muaj (liber blerje-shitje).
· Kryen kontrolle te befasishme te gjendjes se arkave dhe bankave, magazine.
· Pregatit pasqyra dhe raporte financiare mujore dhe vjetore dhe i raporton ato tek manaxheri i deges, drejtori i finances se grupit ose zevendes drejtori i finances.
· Kontrollon hedhjen e arketimeve& faturave financiare, kliente jopagues.



Profili:



· Diplomë Universitare ne Fakultetin Ekonomik.
· Aftësi produktive dhe raportuese brenda limiteve kohore
· Aftësi organizative, menaxhuese dhe pune në grup
· Sens i lartë përgjegjshmërie
· Nivel shumë i mirë i gjuhës angleze


Do të konsiderohet avantazh:

oEksperienca pune të mëparshme


Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.


Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën: ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë, deri ne daten 11 Maj.
CV do te pranohen deri në 25 Prill 2013.

Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top