• Pogradec, ofroj vend pune Magazinier Pogradec

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Magazinier” në degën e saj në qytetin e Pogradecit.


Përgjegjësitë:


·Harton fletehyrje/fletedalje ne baze te faturave shoqeruese.
·Kontrollon ne prani te dorezuesit te mallit artikujt dhe raporton mbi to.
·Kontrollon mallrat qe behen dalje nga magazina.
·Kryen numerimin fizik te magazines.
·Rregjistron fletehyrje/fletedalje ne modulin e magazines.
·Raporton mbi gjendjen e magazines.
·Kryen cdo detyre tjeter te kerkuar nga supervizori.


Profili:

·Diplomë e shkollës së mesme, (diploma e shkollës së lartë përbën avantazh)
·Aftësi shumë të mira komunikimi.
·Aftësi të punojë nën presion.
·Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
·Njohje e programit financiar Financa 5.
·Njohuri e gjuhës angleze, përbën avantazh.


Do të konsiderohet avantazh:

oEksperienca pune të mëparshme


Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.


Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën: ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al
Aplikimet do te pranohen deri ne daten 25 Prill 2013​


Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top