• Fier, ofroj vend pune Perfaqesuese Shitjesh

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Perfaqesuese Shitjesh”, në qytetin e Fierit.


Përgjegjësitë:


· Tu siguroje konsumatoreve rezidencial dhe biznes (kryesisht SME) informacionet rreth komanise, produketeve dhe sherbimeve, me synim procesin e shitjes.
· Kryen aktivitetet e shitjes, me qëllim për të përmbushur nevojat e konsumatorëve dhe për të përmbushur objektivat e shitjes te përcaktuara paraprakisht
· Të marrë të dhëna nga klientët në lidhje me nevojat, performancën e shërbimeve dhe imazhin e kompanisë.
· Te pergatise raportet ditore rreth performances se shitjeve, shoqeruar me komentet e bera nga konsumatoret.
· Te siguroje qe cdo fund dite te behet numerimin fizik iarkes dhe kuadrimin me balancen e librit te arkes te printuar nga sistemi F5
· Te siguroje qe I gjithe informacioni financiar eshte derguar ne departamentin e finances, sipas afateve te percaktuara ne proceduren financiare te POS.
· Te Rekomandojë përmirësimin e procesit, duke identifikuar problemet, rreziqet.
· Te zbatoje politikat dhe procedurat e kompanise qe jane ne fuqi.

Profili:


· Diplomë Universitare ne Fakultetin Ekonomik ,Shkencat Ekzakte ose Shoqerore.
· Njohuri e sistemit financiar F5
· Pervoje pune minimalisht 1 vit ne Shitje.
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese
· Aftesi per te punuar ne nje sistem me turne.
· Aftesi per te punuar individualisht ose si pjese e nje stafi.
· Njohuri informatike shoqeruar me aftesine per te mesual aplikimet e software-it te shitjeve.
· Sens i lartë përgjegjshmërie
· Nivel shumë i mirë i gjuhës angleze




Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.


Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën: ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
CV do te pranohen deri në 15 Prill 2013.

Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top