• Fier, ofroj vend pune part time Përfaqësues Promocioni Fier

E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju. Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore. Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin "Përfaqësues Promocioni Fier".
Përgjegjësitë:

1. Te kontaktoje ne menyre te drejtpërdrejtë qytetaret per prezantimin e kompanise dhe produktet/sherbimet qe ajo ofron.
2. Te beje prezantimin e kompanise dhe produkteve/sherbimeve qe ajo ofron sipas standarteve qe kompania kerkon.
3. Te orjentoje sa me mire klientet e interesuar per produktet/sherbimet qe kompania ofron.
4. Te mbledhi feedback te detajuar nga qytetaret mbi produktet/sherbimet qe kompania ofron.
5. Te mbledhi ankesat e ndryshme qe vijne nga klientet dhe ti reklamoje ato sipas procedures se parashikuar.
6. Te njohe ne nivel shume te mire produktet/sherbimet qe kompania ofron dhe te jete ne gjendje ti prezantoi ato
7. Te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe ti zhvilloje ato.
Profili:

• Diplomë e shkollës së mesme, (diploma e shkollës së lartë përbën avantazh)
• Te kete minimumi 1 vit pervoje pune ne promocion( pervoja e punes ne fushen e telekomunikacionit perben avantazh)
• Aftësi shumë të mira komunikimi
• Aftësi për të krijuar njohje dhe komunikim miqësor, me klientët potencialë.
• Te kete aftesi shume te mira prezantuese
• Te kete aftesi te te punuarit ne grup
• Aftësi të punojë nën presion.
• Te jete orientuar dhe me prirje për të njohur produktet dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit
• Njohje e mirë e qytetit dhe aftësi orientuese
• Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
• Njohuria e gjuhës angleze, përbën avantazh.

Kompania ofron kushte të shkëlqyera pune, paga të niveleve më të larta të tregut, mbulimin e të gjitha detyrimeve ndaj punonjësit, trajnime si edhe mundësi rritjeje profesionale brenda saj.
Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al
Aplikimet do të pranohen deri në datën 15 Prill 2013.​

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top