• Tirane, ofroj vend pune Freelancer Agjent Shitje ne Terren

Container Solutions Group - CSG Albania, eshte kompani e specializuar ne shitjen e konteniereve, qera, blerje dhe transportin e tyre në mbarë vendin. CSG sjell ne treg konteniere per ambiente magazinimi, ambiente pune, ambiente rezidenciale, ambiente komerciale, ambiente zyre/pune etj.
CSG disponon gamë të gjere kontinieresh me permasa te ndryshme sipas kerkeses tuaj qe jepen me garanci te plote. Me përvojë te gjate ne shitje, transport, projektim dhe zbatim ju garantojme qe tek ne do te gjeni me te miren. Ju garantojme cmimet me te ulta, ekspertize maksimale, dhe zgjidhje perfekte sipas nevojes tuaj.

Ne baze te rritjes se kompanise CSG Albania kerkon: Freelance Agjent Shitje ne Terren

Sipas pershkrimit te meposhtem:

Detyrat dhe përgjegjësit:

Realizon shitje te drejperdrejta tek klienti ne terren, sipas planit
dhe orientimit te percaktuar nga shoqeria;
Vepron ne menyre te pavarur persa i perket menyres se organizimit te
kohes dhe punes;
Percjell tek klienti te gjitha produktet dhe ofertat qe kompania hedh
ne treg, me qellim perftimin e klienteve apo kerkesave te reja;
Percjell situaten e ecurise se shitjeve dhe informacionin nga klientet
tek eprori perkates;

Kualifikim Profesional:

• Preferohet me diplome universitare

Ekperienca Profesionale:

• Eksperience per shitjet ne terren

Aftësi dhe Cilesi:

• Aftësi shumë të mira organizuese
• I aftë të organizojë punën duke përmbushur afatet;
• Te jete i shkathet dhe me iniciative;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
• I gatshëm për të punuar në grup
• Njohuri të mira të gjuhës Angleze, Italiane

Ky projekt konsiston ne realizimin e shitjeve ne terren ne
menyre te pavarur dhe faza e pare e tij do te jete per nje periudhe
3-mujore, mbi bazen e te cilit do te vleresohen aftesite e Agjenteve
te pavarur te shitjeve, te cilet pas rezultateve te tyre ne fazen e
pare, do te kene mundesi te punesohen me kohe te plote prane shoqerise
Container Solutions Group - CSG Albania. Pagesa per periudhen e pare 3-mujore do te jete me komision per shitje te realizuar.

Per tu njohur me mire me produktet e kompanise dhe per te aplikuar per pozicionin futu ne faqen Facebook (bej Like) & dego CV ne Inbox: http://www.facebook.com/pages/Container-Solutions-Group-CSG-Albania/506697949392309
 
Back
Top