• Tirane, kerkohet Supervizor (Psikolog)

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është njëorganizatë private, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdesafatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo qëpër arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëvembështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnëzhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

Për të mbështetur punonjësit që ofrojne kujdes të drejtëpërdrejtëme fëmijët / të rinjtë/familjet me qellim rritjen e cilesise se sherbimit,organizata ofron supervizim profesional.

Supervizimirealizohet nga profesionistë të kualifikuar, me eksperience ne kete drejtim tëcilët nuk janë punonjës të SOS Fshatit të Fëmijëve, Shqipëri.

Ü Supervizimiështë individual, ose ne grup dhe zhvillohet 1 seancë/muaj.

Ü Çdoseancë, qoftë individuale, qoftë grupale zgjat 60 minuta.

Ü Supervizuesido të raportojë çdo muaj prezencën e SOS punonjësve në seancat individuale dhegrupale.

Ü Isupervizuari do të bëjë vlerësim të shërbimit 1 herë /6 muaj nëpërmjet njëpyetësori të vetadministrueshëm.

Supervizimi individual fokusohet tek perceptimet, çështjet dhe dilemat individuale, qofshin këtopersonale, qofshin perceptime, emocione, vlera e qëndrime që lidhen merealitetin punën dhe marrëdhëniet me të rinjtë e kolegët. Qëllimi ështëçlirimi, mbështetje dhe fuqizim i individit; reflektimi dhe kuptim i roleve,dhe orientimi i drejtë i individit në ambientin e pnuës për të shërbyer mëcilësisht tek fëmijët dhe të rinjtë.

Supervizimi në grup fokusohet në realitetin e punës (vështirësitë dhe sukseset), diskutimin emarrëdhënieve në grup, si e kuptojnë dhe vlerësojnë atë, njohjen e kuptimin eadoleshencës dhe format e mbështetjes dhe udhëheqjes së tyre.


1. Qëllimet e supervizimit profesional (grupal dhe individual)


Rritja e profesionalizmit

  • reflektim dhe zhvillim i kompetencave profesionale dhe personale
  • përballimi i emocioneve negative, frustrimi dhe kontrolli i sjelljeve impulsive agresive ndaj fëmijëve /të rinjve
  • përmirësimi i atmosferës në punë dhe koordinimi
  • bashkëpunim, kapacitet për punë në skuadër dhe kapacitet për drejtim
  • diskutim dhe qartësim i roleve, detyrave dhe funksioneve
  • formulimi i synimeve në punë dhe zhvillimi i strategjive
Sigurimi i cilësisë

  • zhvillim profesional
  • promovimi i burimeve dhe rezultateve
  • përmirësimi i kompetencës sociale
  • reflektim mbi pyetjet etike që lidhen me profesionin
  • zhvillimi i teorisë dhe imazhit okupacional
Menaxhimii krizës

  • ndjekja e situatave të krizës
  • njohja e stresit ekstrem dhe të thellë
  • përballimi i situatave profesionale të vështira
  • përballimi adekuat i burimeve të stresit
  • parandalimi i burn-out (shterimit ose djegies profesionale)

Personate interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 10.03.2013 në adresën [FONT=Times New Roman][COLOR=#0000ff]enkelejda.tefa@soskd.org.al[/COLOR][/FONT] një Curriculum Vitae dhe një letër interesi.


 


Apply
Back
Top