• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

NJOFTIM PUNE INXHINIER ELEKTRIK


Profili i kompanisë:
EuroElektra Sh.p.k është një ndër kompanit kryesore te tregtimit dhe implementimit te materialeve elektrike te teknologjis me te avancuar në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për sistemet “Smart Solution”, shitjet me pakicë dhe shumice te materialeve elektrike, ofrimin e shërbimeve te projektimit dhe tregtimit te sistemeve me te avancuara per godina residenciale, tregtare, industriale dhe telekomunikacion, raporti Cilsi-Cmim-Sherbim jane tre pikat kryesore qe konsumatorët besojn te EuroElektra.

Pozicioni: Inxhinier Elektrik
Departmenti: Teknik
Vendodhja: Selia Qendrore Rruga Prush 1041 Vaqarr, Tirane

Përmbledhja e Pozicionit:
Inxhinieri Elektrik është përgjegjës për zhvillimin e projekteve elektrike, dhe zbatimin e sistemeve/instalimeve elektrike në te gjitha objektet qe kompania zhvillon, menaxhon grupet e puneve ne objekte dhe ndihmon në zbatimin me përpikmëri të rregullores së sigurimit teknik. Planifikon, organizon dhe menaxhon punën për të qendruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar brenda afatve te paracaktuara pa cenuar cilesin e punimeve.


Detyra dhe Përgjegjësi :
· Përgatit dhe kordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor per institucionet perkatese.
· Kordinon punen midis grupeve të ndryshme ne objektet ku do kryhen punimet elektrik.
· Harton planin e zhvillimit te projektit dhe është përgjegjës për zbatimin e këtij plani.
· Ndjek ecurine e punimeve elektrike ne faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim përfundimtar.
· Planifikon, organizon dhe mbikqyr punimet e specialsiteve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas standarteve dhe parametrave të përcaktuara në projekt.
· Prëgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, ne përputhje me grafikun e përgjithshëm të objektit.
· Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke prëgatitur preventivin total.
· Kryen hartimin dhe kontrollin e situacioneve mujore me investitoret.
· Përpilon dhe koordinon punën për prëgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve elektrike.
· Kryen hartimin dhe mbikqyrjen ne mirëmbajtjen periodike të sistemeve elektrike.


Edukimi:
Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
Përbën përparësi nëse diponon licencën elektrike apo/dhe specializuar në kurse profesionale.

Eksperiencat e punës:
Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet

Kualifikime të tjera:
Experience në sistemet elektrike, sisteme BMS/KNX, sisteme sigurie TVCC, sisteme alarmi, sistemet e HVAC, etj.

Aftësi të tjera:
· Aftësi shumë te mira ne projektim dhe aftësi në koordinimin e punimeve elektrike.
· Aftesi per te konstatuar dhe percaktuar e difektete elektrike.
· Njohuri te mira ne Autocad dhe programe te tjera inxhinierike.
· Njohuri në përpilim preventivi dhe kontratash sipërmarje për instalimet elektrike.
· Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet.
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet.
· Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet.
· Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë.
· Aftësi shumë të mira ndërpersonale.
· Te jet i pajisur me patente të vlefshme drejtimi.
· I aftë dhe i gatshëm pët të udhëtuar shpesh nëpër rrethe.


Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-të e tyre me foto duke cilsuart subjektin në adresën: info@euroelektra.al

Afati I dorëzimit: 15.12.2016
Vetëm kandidatet e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top