• Tirane, ofroj vend pune Agjent shitjesh

Shoqëria SHAGA sh.p.k, është një nga kompanit më të mëdha në tregun Shqiptar për sa i përket artikujve në fushën e mobilimit të shtëpive, zyrave, shkollave, lokaleve të ndryshëm, sallave të mbledhjeve, leksioneve, hoteleve etj. Sot ushtron aktivitetin e saj me filiale Vlorë, Tiranë dhe Lushnje. Nga viti në vit ajo ka rritur veprimtarinë e saj në fushën e importimit, tregëtimit dhe prodhimit.
Si rrjedhojë e organizimit, drejtimit, teknologjisë dhe kërkesave të tjera që plotësojmë, në vitin 2005 shoqëria jonë është çertifikuar me çertifikatën ISO 9001-2000.

Shaga shpk kerkon AGJENT SHITJESH:


Detyrat/Pergjegjësitë

1. Ekzekutimi i porosive qe vijne nga menaxheri per nje zone te caktuar.

2. Promovon produktet e kompanise dhe kryen shitjet atje ku eshte e nevojshme.

3. Mban kontakte te vazhdueshme me klientet ne lidhje me kerkesat e tyre.

4. Rregjistron te dhenat per porosite dhe shitjet.



Kualifikime/ Kërkesa:

1. Te kete mbaruar shkollen e Mesme. Mbarimi i Universitetit perben avantazh.

2. Në aspektin personal duhet të jetë i motivuar për arritjen e rezultateve, i vendosur per arritjen e objektivave

3. Te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe konkluduese,i organizuar dhe i aftë ti përgjigjet klientit në menyre profesionale.

4. Te zoteroje lejen e drejtimit te klasit C dhe tekete eksperience ne ngarjen e makines.

5. Te kete minimumi nje vit eksperience ne kompani te ngjashme


Aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda 3 diteve nga marrja e aplikimit.

- Duhet të ketë patentë makine.

- Personi duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë



Cel. : 0684022300.
 


Apply WhatsApp
Back
Top