• Tirane, kerkohet bebisiter

Jemi një çift që banojmë në rrugën "Ali Demi", tek markata e vjetër. Kemi një apartament me dy dhoma e një guzhinë.
Kemi 2 fëmijë, një vajzë 2.6 vjeçe dhe 1 djalë 1 vjeç.
Kërkojmë një femër që të na mbajë këta fëmijë dhe të kujdeset për të gjitha nevojat e tyre, nga ora 17:00 deri në 24:00.
Kandidatja duhet të pranojë të banojë në një dhomë të sajën të banesës sonë; do të përdorë dhe banjon e guzhinën; dhe ne nuk do t'i kërkojmë pagesë për qeranë e dhomës, por dhe ajo nuk do të na kërkojë pagesë për përkujdesjen që do të bëjë për fëmijët.
Ajo duhet të ketë eksperiencë në mbajtjen e përkujdesjen e fëmijëve, të jetë e rregullt, pa vese e gjëra negative, pasi do të jetojë në shtëpinë tonë dhe do të bëhet pjestare e familjes sonë. Do të ushqehet me paratë e veta të gatuajë në dhomë ose në guzhinë.

Kërkoni Benin ose Bonën

Tel. : 358586
 
Back
Top