• Tirane, ofroj vend pune Specialiste Finance

Royal Sh.p.k është një kompani me një eksperiencë mbi 20-vjecare në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore në të gjithë tregun vëndas. Ndër markat kryesore që kompania shpërndan, mund të përmendim:
Sterilgarda Latte,Tusce Mayonnaise,Akullore Sammontana,Akullore Mars etj.
Si pasojë e zgjerimit te vazhdueshëm në treg kompania jone është në kërkim të një stafi të ri dhe energjik

POZICIONI I OFRUAR : SPECIALISTE EKONOMISTE PRANE DEPARTAMENTIT TE SHITJES
Detyrat dhe pergjegjesite

• Te regjistroje dokumentacionin ne kontabilitet (fatura,arka,banka).
• Te pergatise raportet periodike.
• Te mbaje marrdheniet me furnitoret.
• Te rakordoje me klientet,furnitoret.
• Pergatitjen e dokumentacionit te faturimit per magazinat levizese dhe magazinen qendrore.
• Kontrollin e veprimeve te prerjes se kuponave kase,etj.
• Te komunikoje me etike me klientet per marrjen e porosive.
• Regjistrimin e Listengarkesave te agjenteve tek F5.
• Sistemimin e Listengarkesave.
• Pergatitjen e raporteve te debitoreve.
• Faturimin e shitjeve nga magazine per klientet.
• Pergatitjen ne excel te permbledheseve te faturimeve ditore per t’ju dorezuar arketares.
• Kryerja e inventareve fizik dhe hedhjen e tyre ne excel ne magazine qendrore dhe ato levizese,krahasimi me gjendjen kontabel dhe nxjerrjen e rezultatit.
• Plotesimin e kartelave te klienteve.
• Pergatitjen e raportit ditore per proceset e puneve te kryerja sipas formatit te miratua, etj.

Kriteret e kandidateve

• Te zoterojne diplome te nivelit “Bachelor” ( Perparesi ka masteri Shkencore).
• Te kete njohuri shume te mira te programeve te paketes Microsoft Office si dhe te programit FINANCA 5 / ALPHA etj.
• Te njohe gjuhen Italiane (ka perparesi nese zoteron dhe gjuhen Angleze).


Dokumentat qe duhet te plotesoj kandidatja :

• Cv me foto e Kandidatit.
• Liste notash e studimeve universitare dhe liste notash te shkolles se mesme.
• Certifikata te ndryshme qe zoteron.
• Leter reference nga punedhenesi i meparshem nese disponon.
Te interesuarit te dergojne CV-ne e tyre ne adresen e email-it : burimetnjerezoreroyal@yahoo.com
Ju lutemi percaktoni pozicionin e punes per te cilin aplikoni tek subjekti.
Transporti per ne pune mbulohet nga kompania.



Adresa e kompanise:
Km i 6-te i autostrades Tirane-Durres, (pa arritur tek Mbikalimi I Rinasit), Tirane
 


Apply
Back
Top