• Tirane, FBSH kërkon ekspertizë në përgatitjen e një dokumentari

Terma Reference per realizimin e nje

Filmi dokumentar me metrazh te shkurter



Data: 10 Dhjetor 2012


Programi: “Fëmijet e Botës dhe të Shqipërisë- Të Drejtat e Njeriut”,
FBSH-DN,
Rruga "Niko Avrami" nr.28 Tirane,
Tel. 04 2378192Tel: +355 4 261840
Tel/Fax: +355 4 2378 192
email:fbsh_dn@yahoo.com

Projekti: Mbeshtetje per femijet ne risk nepermjet Qendres Socio- Edukative –FBSH ne Kinostudio, Tirane.

Data e projektit: 1 Janar-31 Dhjetor 2012

Donatori Save the Children ne Shqiperi /Bulgary Itali



Hyrje

Informacion mbi shoqaten “ Femijet e Botes dhe te Shqiperise- te Drejtat e Njeriut”
FBSH , eshte nje organizate jofitimprurese qe ka ne misionin e saj mbrojtjen e te drejtave te femijeve, qe vepron ne Tirane dhe kryesisht ne zonen e Kinostudios , nje nga zonat me nje diversitet problematikash ku sidomos te theksuara jane ato social-ekonomike
FBSH qe prej themelimit te saj ne 2002, me mbeshtetjen e programit te Save the Children, kontribuon ne reduktimin e vulnerabilitetit te femijeve ne nevoje dhe fuqizimin social te familjeve te tyre veçanërisht përmes programeve te edukimit dhe ri-integrimit
Organizata është e mirë njohur brenda komunitetit, punonjesit socialë dhe mediatoret kulturorë vizitojnë familjet në baza të rregullta, si dhe ka ndërtuar një marrëdhënie mirëbesimi pergjatë viteve, e cila ka rezultuar në përfshirjen aktive të komunitetit në aktivitetet e zbatuara.
Ndertimi i nje marredhenie bashkëpunimi te ngushte dhe përfshirja e shume aktorëve te ndryshem qe jane aktive ne kete fushe është e një rëndësie te madhe për qëndrueshmërinë e ndërhyrjeve dhe për një fuqizim te vërtetë te komunitetit.

Përshkrimi i projektit
Projekti ka per qellim rriten e aftesise se femijeve ne perballje me rreziqe te ndryshme dhe forcimin e komunitetit për të mbrojtur dhe të kujdesen për fëmijët e tyre. Nderhyrja qe ofrohet ne Qendren Socio-edukative FBSH, eshte nje ndërhyrje qe synon të promovojë dhe të mbrojë fëmijët në rrezik e bazuar në një qasje holistike. Perqasja qe ofron FBSH eshte nje perqasje gjithperfshirese dhe e shumanshme duke vene ne qender te vemendjes femijen dhe duke punuar paralelisht per permiresimin e konteksit social qe e rrethon ate , perfshire ketu familjen dhe shoqerine.
Sherbimet qe ofrohen ne qendren ditore me baze komunitare nderthuren midis edukimit formal dhe joformal per femijet, mbeshtetje psiko-sociale per femijet dhe familjet, veprimtari fuqizuese per familjen si dhe veprimtari informuese ndergjegjesuese dhe mobilizuese per komunitetin ne mbrojtje te te drejtave te tyre.
Projekti ka zhvilluar lidhjet me familjen, komunitetin dhe institucionet për të shërbyer sa më mirë per fuqizimin e fëmijëve dhe familjeve dhe integrimin e tyre në jetë.Thelbi i qasjes është integrimi i fëmijëve në sistemin arsimor duke promovuar modelin proaktiv të informimit dhe fuqizimit te komunitetit.


Qëllimi I shërbimit

Nëpërmjet këtij njoftimi FBSH kërkon ekspertizë në përgatitjen e një dokumentari të shkurtër për dokumentimin e projektit të sipërpërmendur si një praktikë pozitive dhe vënie në pah të metodologjisë së aplikuar dhe elementëve më të rëndësishëm të tij. Përvec mënyrave dhe teknikave të tjera që po aplikohen për dokumentimin e projektit, përgatitja e një filmi dokumentar më metrazh të shkurtër do shërbente si një mjet për promovimin e rezultateve të arritura. Nëpërmjet dokumentarit (të subtitruar në gjuhën italiane dhe angleze) synohet të arrihet një audiciencë më e madhe.


FBSH eshte e interesuar te kontraktoje individe apo agjensi qe shqafin kapacitete njerezore, etike dhe teknike per realizimin e ketij dokumentari.

Detyra per t’u permbushur


Hartimi i nje plani konkret kohor per pregatitjen, filmimin, redaktimin dhe finalizimin e dokumentarit .
Xhirim (version i shkurtuar dhe i plote) te aktiviteteve te projektit ne ambjentet e qendres FBSH dhe jashte saj.
Dokumentim te intervistave dhe filmimeve te stafit te projektit te sugjeruara nga FBSH (staf menaxhimi dhe teknik/professional); perfituesit e drejtperdrejte te projektit ( femije dhe familjet e tyre) si edhe partneret ne projekt (institucionet qeveritare dhe te shoqerise civile).
Perfshirje e thenieve te femijeve dhe prinderve ne dokumentar.
Kryerjen e montazhit, redaktimit dhe finalimit te dokumentarit bazuar ne xhirimet e kryera me subtitrim ne gjuhen italiane dhe angleze.


Kohezgjatja e dokumentarit nuk duhet te jete me shume se 20 minuta.

Kandidati/agjensia e perzgjedhur duhet te nenshkruaje dokumentin mbi Politiken e Mbrojtjes se Femijes dhe zbatoje ate me perpikmeri pergjate kohezgjatjes se kontrates .

Kandidati/agjensia e perzgjedhur do te punoje ngushtesisht me personat pergjegjes dhe stafin e projektit per permbushjen e detyrave te caktuara me siper.


Kualifikime dhe eksperienca e kerkuar
- Edukimi I pershtateshem (gazetari, regjizure )
- sherbime te ngjashme te kryera me pare
- eksperince pune me grupet ne nevoje


Kandidatet /agjensite e interesuara duhet te paraqesin nje leter interesi si edhe nje Curriculum vitae ne email: fbsh_dn@yahoo.com ose ne adresen “Fëmijet e Botës dhe të Shqipërisë- Të Drejtat e Njeriut”, FBSH-DN, Rruga "Niko Avrami" nr. 28 Tirane,



Afati i dorezimit te dokumenteve te mesiperme eshte 17 Dhjetor 2012.
 


Apply WhatsApp
Back
Top