• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Dege-International Commercial Bank

International Commercial Bank eshte një bankë e qëndrueshme dhe është pjesë e grupit 'ICB Group Holding Ag' regjistruarnë Zvicër, i cili operon në14 vende të ndryshme në Europe, Afrikë dhe Azi.Aktualisht Banka ka një pozicion të lirë si ‘ Drejtor Dege’. Kriteret për këtë pozicion janë renditur si mëposhtë:


Pozicioni: DrejtorDege
Qyteti: Tiranë
Raporton te: Drejtori i Rrjetit të Degëve


Qëllimi i Pozicionit :

· Drejtori i Degës është përgjegjës për administrimin dhe funksionimin efiçent operacional të një dege duke përfshirë;operacionet, huadhënien, shitjen e produkteve, shërbimin ndaj klientit, sigurinë dhe shëndetin në punë në përputhje me objektivat e bankës si dhe ligjet e rregulloret në fuqi.


Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

- Siguron shërbim cilësor të lartë në përputhje me procedurat e vendosura nga Banka duke analizuar nevojat dhe kërkesat e klientëve dhe konvertimin e tyre në shitje

- Zhvillon biznesin e degës përfshirë depozitat, kreditë si dhe produktet e tjera që banka ofron

- Siguron që tëgjitha transaksionet e kryera në degë janë kryer saktë dhe në përputhje me rregulloret/manualet e brendshme si dhe legjislacionet në fuqi

- Është përgjegjës për arritjen e objektivave të përcaktuara nga Menaxhimi

- Krijon një marrëdhënie të shkëlqyer profesionale me klientet dhe nxit kulturën e shitjes dhe shërbimit në staf nëpërmjet udhëheqjes,trainimit dhe motivimit të tij

- Merr pjesë në panaire të ndryshme me qëllim rritjen e prezencës së bankës në treg për të përfocuar mundësitë e reja për biznes si dhe ato ekzistuese

- Informohet rregullisht lidhur me ndryshimet më të fundit të produkteve të bankës

- Informon menaxhimin lidhur me shitjet, karakteristikat e produkteve me qëllim marjen e vendimeve sa më të sakta



Kriteret për këtë pozicion :


- Të jetë Diplomuar (mundësisht në Ekonomi)
- Të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në sektorin bankar (kredidhënie, shërbim klienti)

- Eksperienca e mëparshme në menaxhim është një plus

- Të zoterojë shumë mire gjuhën angleze

- Të zotërojë shumë mirë paketën mikrosoft

- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup

- Të ketë aftësi shumë të mira negociuese, shitje si dhe të jetë njeri proaktiv

- Të ketë aftësi të mira drejtuese


Personat e interesuar duhet të dergojnë CV-të dhe një kopje të diplomës brenda datës 05 Dhjetor 2012 në adresat e poshtë shënuara:


E/mail: [FONT=Times New Roman][SIZE=3][COLOR=#0000ff]info@icbank-albania.com[/COLOR][/SIZE][/FONT]

ose

Rr:"Murat Toptani',Godina 'Eurocol'
pranë Infosoft,kati i 7-të,Tiranë
Tel :+355 (0)4 2256-254





Të gjitha të dhënat e CV-ve do të jenë konfidenciale. Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top