• Vlore, ofroj vend pune Drejtor Dege

pcb_logoa.gif

Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka partnere", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe
promovon krijimin e vendeve të reja të punës.

Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të
cilat ne operojmë.

Ne kërkojmë të punësojmë për Degën Vlorë një :

Drejtor Dege

Përgjegjësitë tuaja kryesore:

· Përgatit dhe ndjek Planin e Biznesit në përputhje me rregullat dhe politikat e Bankës.
· Drejton komitete kredie sipas proçedurave të Kredisë.
· Analizon zhvillimin e tregut për çdo segment klientësh dhe raporton rreth këtyre zhvillimeve tek Drejtoria Ekzekutive. Monitoron dhe analizon konkurrencën dhe zhvillimin në segmente të ndryshme të tregut.
· Evidenton nevojat dhe kërkesat e stafit për trajnim dhe organizon punën në degë. Eshtë përgjegjës për vlerësimin e performancës dhe produktivitetin e stafit.
· Siguron zhvillimin e aftësive të punonjësve nëpërmjet trajnimit dhe masave të tjera përkatëse.
· Siguron që klientëve t’u ofrohet trajtimi/shërbimi i duhur nga stafi i bankës, duke ruajtur marrëdhenie afatgjata me klientët dhe duke evidentuar faktorët kryesorë të biznesit. Menaxhon direkt klientët e mëdhenj.
· Siguron përdorimin efikas dhe të duhur të aseteve të bankës dhe është përgjegjës për sigurinë në çdo ambjent dhe ATM në zonën ku ai/ajo operon.
· Miraton transaksione të caktuara sipas Manualit të Pagesave, Manualit të Arkës, Manualit të Kartave dhe Manualit të ATM –ve në fuqi.
· Përfaqëson Bankën ProCredit në qytetin përkatës.


Aplikoni nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:

· Diplomë Universitare në Ekonomik dhe fusha të ngjashme.
· Eksperiencë pune në bankë të paktën 3 vjet.
· Aftësi dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi.
· Aftësi shumë të mira organizative dhe negocimi, i / e orientuar drejt kujdesit ndaj klientit.
· Aftësi manaxheriale, komunikuese dhe ndërpersonale.
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
· Njohuri kompjuterike shumë të mira.


Ne ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një ambient dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë një CV të përditësuar dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj duke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com dhe faqes zyrtare të bankës sonë www.procreditbank.com.al


Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.

Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 23 nëntor 2012 pranë adresës [FONT=Calibri][COLOR=#0000ff]burime_njerezore@procreditbank.com.al[/COLOR][/FONT]



Cel. : 042 389 389
 


Apply
Back
Top