• Tirane, ofroj vend pune Menaxher shitjesh me shumice

Kompania ARAON SHA (lider në prodhimin e materialeve hidraulike dhe hidrosanitare) me qendër në Austri, pas prezencës së sukseshme në disa vende të Europës dhe Ballkanit, që në Janar të vitit të ardhshëm do jetë prezente edhe në tregun shqiptar.
Kompania kërkon menaxherë shitjesh për qytetet Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Shkodër, Elbasan, Korcë, Gjirokastër.
Aplikantët duhet të jenë rezidentë në zonën përkatëse.
Kërkesat për kandidatët:
1. Përvojë tre vjecare në shitje në terren (e detyrueshme). Njohuritë mbi materialevet hidraulike dhe hidrosanitare përbëjnë avantazh.
2. Arsim i lartë (kanë avantazh apikantët që kanë mbaruar degë ekonomike)
3. Mosha e aplikantit nga 28 deri 40 vjec. Nuk pranohen aplikantët që sapo kanë mbaruar studimet.
4. Leje drejtimi automjeti e klasit B (e detyrueshme)
5. Njohja e së paku një gjuhe të huaj (njohja e gjermanishtes dhe e greqishtes përbën avantazh)
6. Aplikanti duhet të jetë i gatshëm të udhëtojë.
Agjenti do të ketë si detyrë kryesore zgjermin e klientelës dhe te shitjeve , me objektiv kryesor krijimin e raporteve të besueshme afatëgjatë me klientin.Promovon produktet e kompanise dhe kryen shitjet per keto produkte .Mban kontakte te vazhdueshme me klientet ne lidhje me kerkesat e tyre dhe Rregjistron te dhenat per porosite dhe shitjet.

Kompania ofron trajnime nga profesioniste, kushte pune bashkekohore dhe pagesa shume motivuese.

Kandidatët që plotësojnë kushtet e mësipërme janë të lutur të dërgojnë cv-të e tyre në adresën e mëposhtme.
demijona@gmail.com
Do të kontaktohen brenda 3 ditësh nga aplikimi vetëm aplikantët e përzgjedhur nga kompania.
 


Apply
Back
Top