• Tirane, ofroj vend pune Manaxher Shitje

Emërtimi: Manaxher Shitje.

Vendi i punës: Tiranë

Roli / qëllimi i vendit të punës:
Zgjerimi i tregut dhe manaxhimi i shitjeve të produkteve te ambalazheve te kartonit, qese plastike, kartevizita, fletepalosje etj.

Funksionet:
Manaxhon tërë operacionet e shitjes të produkteve qe Shoqeria ofron ne treg.

Detyrat:
1.Njohja në mënyrë profesionale e produkteve dhe shërbimeve të realizuara nga Shoqeria si edhe njohja e teknikave bashkëkohore të shitjes dhe promocionit.

2.Kontribuon për hartimin e planit vjetor të shitjeve dhe promocionit të Departamentit të Shitjeve dhe kompanisë në tërësi.

3. Studimi i tregut shqiptar dhe identifikimi i klientëve potencialë për blerjen e produkteve te Shoqerise, ndërtimi i një baze të dhënash për klientët potencialë dhe përditësimi i vazhdueshëm i saj.

4. Komunikimi me klientët mesatare/potenciale, nëpërmjet kontakteve të drejtëpërdrejta, me e-mail, telefon, fax, si dhe vizitave ne terren prane tyre, lidhur me prezantimin e produkteve dhe shërbimeve që ofrohen nga Shoqeria.

5. Njohja dhe mbikqyrja e vazhdueshme e konkurrentëve të tregut, avantazhet dhe disavantazhet e produkteve dhe shërbimeve që ato ofrojnë, krahasuar me Shoqerine.

6. I propozon Manaxherit te Departamentit te Shitjeve strategji, politika dhe veprime që reduktojnë disavantazhet dhe shtojnë avantazhet e Shoqerise kundrejt konkurrentëve që mund të lidhen me cilësinë, cmimet, shtimin e produkteve apo shërbimeve të reja, etj.

7. Menaxhimi i procesit të shitjes së produkteve dhe shërbimeve të Shoqerise, që nga dërgimi i ofertës, marrja e porosisë, nënshkrimi i kontratës, furnizimi i klientëve me produktet apo shërbimet e kërkuara, vlerësimi i kënaqësisë së klientëve, etj.

8. Informimi i vazhdueshëm i Manaxherit të Departamentit, lidhur me problematikën e punës së përditëshme dhe përgatitja e raporteve me shkrim mbi treguesit e realizimit të planit të shitjes.

9. Mban kontakte të vazhdueshme me punonjësit e tjerë të Departamentit apo Kompanisë, si magazinierë, dizajner, financier, përgjegjës sektori, etj, për tu siguruar për realizimin në afat dhe me cilësi të porosive të klientëve dhe merr masa për zgjidhjen e cdo problemi që mund të cënojë përmbushjen e kënaqësisë së klientit.

10. I propozon Manaxherit të Departamentit oferta të ndryshme promocionale për rritjen e shitjeve dhe kujdeset për realizimin e planit te shitjeve.

Aftësitë:

Aftësi shumë të mira komunikuese me gojë, shkrim dhe jo verbale, me qëllim ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve sa më të mira me klientët potencial dhe ato ekzistues.

Aftësi shumë të mira profesionale për të zhvilluar kërkime tregu me qëllim zgjerimin e tregut të kompanisë, por edhe për njohjen e konkurrentëve, si edhe për zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja.

Aftësi të mira teknike për njohjen e produkteve dhe shërbimeve që ofron kompania.

I aftë të shkruajë dokumenta të ndryshme, përfshirë korrespondencë biznesi, propozime, projekte, raporte informative, etj.

Inisiator, i orientuar nga rezultatet, me këndvështrim pozitiv dhe me fokus të qartë drejt cilësisë, përmirësimit të performancës dhe rritjes së përfitimeve të biznesit.

Aftësi krijuese dhe ide të reja për përmirësimin e proceseve të punës, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, zhvillimin dhe përmirësimin e imazhit të kompanisë, krijimin e avantazheve konkurruese në treg, etj.

Atësi të mira nga fusha e marketingut dhe për të qëndruar i azhornuar me teknikat më të reja të promocionit të biznesit.

Aftësi konceptuale për njohjen dhe për zgjidhjen e problemeve të paparashikuara.

I pjekur, i besueshëm i këndshëm dhe me qëndrim pozitiv në marrëdhëniet me drejtuesit, eprorët, kolegët, klientët, partnerët e ndryshëm të kompanisë, etj.

Fleksibël të udhëtojë dhe të punojë me orar të zgjatur kur e kërkon detyra.

I aftë për të punuar në grup dhe për të përballuar stresin.


Aftësitë kompiuterike:
I adaptuar në përdorimin e MS Office 2000 apo të mëvonshme kryesisht Excel, Word, Access dhe database të tjera në nivel bazë, Internet dhe e-mail.

Aftësitë fizike:
I aftë të qendrojë në punë për një periudhë të zgjatur nëse është e nevojshme.

Arsimi dhe Kualifikimi:

Diplomë bachelor, preferohen deget Administrim Biznesi, profili marketing, diploma master në Administrim Biznesi do të ishte avantazh.

Përvojë pune jo më e pakët se 4 vite në shitje.

Njohuri dhe përvoja trainimi e kualifikimi në manaxhim, marketing, shitje, komunikim, dizajn, etj.

Nohja e gjuhës angleze, gjuhet e tjera janë avantazh.

Patentë për drejtim automjeti e klasit B dhe te njohe shume mire territorin e Tiranes.

Te jete i moshes mbi 30 vjec

Kushtet e punës

1. Do të kete ne dispozicion automjet për levizje
(ne rastet kur nevojitet)
2. Do të jetë i pajisur me telefon celular.
3. Do të jetë i pajisur me zyrë pune, kompjuter, etj

Te interesuarit te dergojne CV-n e tyre me email
adress: dizenjo@yahoo.com
 


Apply
Back
Top