• Tirane, ofroj vend pune Manaxher Rajonal, Agjent Tregtar

Kompania jonë përbëhet nga individë që kujdesen dhe bëjnë të mundur që artikujt e kompanisë ndërkombëtare Henkel të përdoren me një besim të plotë nga klientët tanë. Ne kemi nevojë të vazhdueshme për personel të kualifikuar, prandaj, ne shpallim këto vende të lira pune:

Manaxher Rajonal

KUSHTET

• Ke të kryer arsim të lartë
• Ke së paku dy vjet përvojë pune në shitje, manaxhim agjentësh, dhe manaxhim klientësh
• Ke patentë shoferi të kategorisë B


Agjent Tregtar - Tiranë

KUSHTET
Të kenë të kryer së paku shkollën e mesme
Të kenë përvojë pune në shitje
Të kenë leje drejtimi për automjete të kategorisë B


AFTËSITË
Kandidatët duhen të demonstrojnë ambicie dhe motivim të lartë pune; duhen të kenë aftësi të shkëlqyera ndërnjerëzore dhe komunikimi; duhen të zotërojnë programe si Microsoft Office dhe të tjera nga Windows; të kenë aftësi të punojnë në grup dhe në mënyrë të pavarur.

Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të dorëzojnë një letër motivimi, CV me referenca, si dhe një fotografi në adresen e e-mailit hr@exclusivegroup.al. Afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionin është 29 Tetor 2012.
 


Apply
Back
Top