• Tirane, ofroj vend pune Avokat-Avokate

Lawyer.al eshte duke rekrutuar kandidat/e potencial/e per pozicionin e Avokatit te Asociuar prane nje nga Studiove Ligjore me prestigjioze e cila operon prej vitesh ne tregun shqiptar Lawyer.al.


Personat që mund të aplikojnë janë:

- Persona të dipllomuar në Drejtësi;
- Persona me eksperience pune minimumi 3 vjet në fushen e së drejtës tregtare (të biznesit);
- Persona me kualifikime specifike në fushen e së drejtës tregtare (të biznesit);

Kërkesa profesionale:

- Anëtarësim në dhomën e avokatëve – licnesë avokati;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (shkruar/lexuar/folur);
- Njohje e mirë e gjuhës italiane (shkruar/lexuar/folur);
- Njohja e gjuhëve të tjera është në favor të kandidatit.
- Eksperience pune në pozicione në zyra avokatore/departamente ligjore të kompanive tregtare

Kerkesa personale :

- Kandidati duhet të keta aftësi studimi analitik, zhdërvjelltësi në shprehje dhe hartime opinionesh (në shqip dhe gjuhë të huaja), të ketë njohuri shumë të mire dhe eksperiencë në ndjekjen e procedurave gjyqësore civile;
- Kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të jetë i motivuar në punë;
- Kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira përshtatje ndaj çdo lloj situate;
- Kandidati duhet të jetë i aftë të punojë në grup si dhe të perballojë presionin e punës dhe deadlinet e vendosura;
- Kandidati duhet të ruajë konfidencialitetin të ketë etikë profesionale;
- Të jetë i gatshem për të punuar jashtë orarit, dhe të pranojë që niveli i shpërblimit të lidhet drejtpërdrejt me performancën e tij/saj.

Personat e interesuar jane te lutur te dergojne CV-ne e tyre te plote ne adresen e email-it
Kerkohen-Avokat@lawyer.com
 


Apply
Back
Top