• Megatek, ofron vend pune Sherbim i Klientit



HISTORIKU


MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

Punonjës pranë Kujdesit ndaj Klientit

Qëllimi i Pozicionit: Siguron një shërbim tëshkëlqyer ndaj Klientëve, në përputhje me të gjitha rregullat dhe politikat e Megatek, me qëllim rritjen e kënaqësisë së klientit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mirëpret me etikë të lartë profesionale çdo Klient që afrohet pranë Kujdesit ndaj Klientit dhe pranë sportelit tek Kthimet.
  • Dëgjon me vëmendje kërkesën e klientit dhe jep zgjidhje ose rekomandon alternativa të përshtatshme.
  • Ofron informacion duke i ardhur në ndihmë Klientit për udhëzimet e publikuara, shërbimet në dispozicion, gamën e produkteve dhe vendndodhjen e tyre.
  • Jep udhëzime mbi kartën e klientit, tarifat e transportit, mënyrat e pagesave dhe shpjegon çdo shërbim tjetër që mund të kërkojë klienti.
  • Përgjigjet të gjitha thirrjeve telefonike në mënyrë profesionale në përputhje me standardet Megatek dhe siguron që të gjitha kërkesat të mbarohen në kohë reale.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera, në mënyrë për të kënaqur nevojat e klienteve. Trajton kërkesat e klientëve në mënyrë profesionale dhe efikase.
  • Rezervon transport për produktet sipas kërkesave të klientit dhe në përputhje me procedurat e kompanisë.
  • Mundëson kthimet e produkteve të klientëve në përputhje me të gjitha rregullat dhe procedurat e kthimit.
  • Siguron që klienti të pajiset me formularin e garancisë për produktet që përfitojne garanci. Informon klientin mbi kushtet e garancisë dhe procesit të mbështetjes gjatë kohës së garancisë.
  • Detyra të tjera sic nevojiten/kërkohen.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Diplomë Universitare, e preferueshme diploma për “Shkenca Sociale”.
Eksperiencë pune: Preferohen eksperiencat e ngjashme te punes.


Aftësitë:
  • Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
  • Të pelqeje punen me njerezit dhe te jete entuziast.
  • Të jetë i dobishëm dhe i sjellshëm.
  • Të paturit e një paraqitje të denjë është kërkesë.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni :
1. CV të detajuar në
humanresources@megateksa.com ose kontaktoni ne numrin 069 60 82318

MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top